Rubjana Nika - Poezi

Rubjana Nika - Poezi
BUKURI TË PASHIJUARA...
 
Jetën vrullshëm ndoshta
s'e jetova,
e s'ia qarkova bukuritë e pafund,
por aq sa munda e shijova,
pa e vrarë,me nder ,me sa mund.
 
Se syri nuk i rrok të gjitha,
as mendja e mundësia,gjithashtu,
askush s'e rroku,cep më cep
gjithë botën,
fundin s'ia gjeti,as fillin kuturu.
 
Me  dije aq sa desha,
dot nuk u pajisa,
si nur i mendjes edhe i mirësisë,
por as me xhevahire,
aq nuk u stolisa,
mbeta robinjë modeste 
e thjeshtësisë.
 
Se robi për sa jetë
i ka falur Zoti,
jo nuk i zapton gjithë dije
e pasuri,
se edhe mbretërit
e famshëm 
ndër më të pasurit,
nuk i shijuan 
të gjitha këto bukuri.
 
Por vetëm Zoti ynë 
i madhërishëm,
me ç'ka krijoi,
veten e "llaston",
me sy e rrok anë më anë
gjithë botën,
gjithë mrekullitë
vetëm Ai i shijon.