Biswananda Sihna - India

Biswananda Sihna - India
Poeti indian Biswananda Sihna në gjuhën shqipe
 
Biswananda Sinha ka lindur në Indi, në qytetin  Silchar në vitin 1966.
I apasionuar mbas letërsisë, ia arriti të bëhej poet dhe shkrimtar; ka publikuar dy romane të cilat u shkruan në gjuhën bengalese. Gjithashtu dy librat e tjerë me poezi i ka shkruar dhe publikuar në gjuhën anglisht “When my soul speaks – Kur shpirti im flet” dhe “Light smiles – Buzëqeshje të lehta”. Ato janë vlerësuar mjaft nga lexuesit sepse veprat e autorit në fjalë, kanë tërhequr vëmendjen e kritikëve të letërsisë në Indi, Evropë dhe Amerikë. Biswananda Sinha është vlerësuar me ”Çmimin e Letërsisë Rabindranath Tagore” nga DRDC, Qeveria e Indisë për kontributin e tij të rëndësishëm në letërsi dhe me Çmime të Ekselencës nga platforma të ndryshme të njohura të letërsisë dhe poezisë angleze në mbarë botën. Biswananda Sinha është një emër i suksesshëm në letërsinë bashkëkohore indiane.

TAKIMI IM ME FATIN

E më pas si vetëtimë
nga e pazbuluara e së vërtetetës
të befasuar sytë e mi
hutohen nga shkëlqimi verbues.
Dhe hapet një hendek
midis së vërtetetës dhe dijes
deri në të gjitha njohuritë e mia
aty ku shfaqet edhe injoranca;
Sa çudi!
Në mënyrën e ndritshme të diellit në lindje,
duke ecur nëpër rrugët e Kohës,
që në rini,
më në fund munda të arrij në Gjithësi.
Atu ku thjesh një prekje
mund të të ndryshojë
tërësisht përballë Fatit,
e mund të ndeshesh me një kthesë të papritur,
po përsëri të shfaqet rruga.
Aty ku një mendje më e ditur
mund të shohë të Vërtetën tepër të madhe.

KUR GJETA SHOQEN TIME

Ditën të kërkova përmes dritës
për një shkëlqim akoma më të madh
për të pushtuar bazat themelore të së vërtetës.
E gjeta veten në Përjetësi
dhe ajo që pashë
më bëri të pyesja pafundësisht
vallë çfarë ishte?
Përse sytë e mendjes sime
nuk arrinin dot kurrë atje?
Ajo qëndronte në këmbë
në portën e Përjetësisë për të më mirëpritur. Perëndesha e Bukurisë,
që u thirr nga të gjitha perënditë e tjera,
dhe unë u deha me shpejtësinë e dritës,
dhe njësh u bëra nën dritën e saj,
e cila mbetej përherë hyjnore.
Një heshtje lumturie i mbështolli qiejt
nën shkëlqimin e çiltër
që buzëqeshte me lartësitë.
Dhe një zhurmë magjepsjeje
dridhej nga erërat
teksa prekte shpirtin tim të magjepsur.
Dhe unë vazhdoja të zhytesha
përtej pafundësisë.
Pêrhumbem
përtej sekreteve të gjalla të Hapësirës,
aty ku një muzikë e lehtë dhe gazmore
më vodhi zemrën ëmbëlsisht.
Por i goditur nga duar të padukshme,
dëgjova shpirtin e pajetë.
teksa dëgjohet britma
e harpës së ministrave qiellorë
dhe zëra melodish jotokësore
Që këndojnë lavdinë e dashurisë së përjetshme,
kur gjeta shoqen time në Përjetësi!
 
Përgatiti dhe përktheu Angela Kosta, poete, shkrimtare, publiciste dhe Zv. Kryeredaktore në Gazetën Albania Press.
29 gusht 2023