Ymrije Beqiri (poezi)

Ymrije Beqiri (poezi)
Ymrije Beqiri 
 
KUJTIME NGA FSHATI
 
Për vendlindjen time
Malli shumë më merr
Ndaj bëj edhe udhëtime
N'Dimër edhe n'verë
 
Ah,sa shumë kujtime
Kam për timin fshat
Pjesë e jetës sime
Jetova një kohë t'gjatë
 
Aty e rrita shtatin
E dëlirë si bilur
Jetën e kalova
E s'u ngopa kurrë
 
Shkoj te pragu i sh'pisë
Kuvendoj shpesh herë
Për kohë t'fëmijërisë
Dhe t'rinisë plot vlerë
 
Kujtoj çdo detaj
Të jetës aty që shkova
Shpesh shkrehem në vaj
M'duket se e tradhtova
 
E lashë, se m'detyruan
S'ndërroj përnjemend
Fshatin tim të bukur
Më të mirin vend.