Meri Bo - KALIMI I NJË ËNDRRE!

Meri Bo - KALIMI I NJË ËNDRRE!
KALIMI I NJË ËNDRRE!
 
Të thashë një moment
se do të shkruaj poezi, por ti s'më dëgjove.
 
Të thashë më tej
se do të dërgoj një dallëndyshe
por ti vure buzën në gaz.
 
Fshive sytë, si të largoje një ëndërr të pakapshme
dhe pëshpërite.
 
Nuk do të humbas..
të thashë
sepse ti, je një busull magjik.
Në një moment të kisha thënë
se je një busull magjik,
një pikturë anije në një det gri,
një marinarë që udhëton afër teje
duke kaluar detet me shkumë
por ti, përsëri qeshe.
 
Dhe erdhi dita,
që dallëndyshja të kalonte qiellin
anija, të ngrinte spirancën nga bregu
të udhëtonte drejt destinacionit
ku ti më prisje dhe s'qeshe më.
 
U bëre serioz dhe më i bukur
Poema ime mori formë ylli dhe e dogji qiellin !