Cikël poetik
KUSH PËR ÇKA
Turk e shkja
Mezi i përzumë
Tokës Dardane
Ende i vjen era gjak
A thua tani
Kujt kush i ka hak ?
Me kollare në fyt
Bëhen rrumbullak e elastik
Pse marrim?
Bythëzi e mjekërrlesh
As të gjallë, as të vdekur
Nuk e marrim vesh
Shkelet mbi gjak
Përbuzet Liria
Shqiponjë hap kthetrat
Të thërret Arbëria
Vajtoni, o të parë
Ca nga ju
Trashëguat,
Vetëm të lig e zuzarë
Ç‘bëhet me rini
Përqesheni mërgatën
Në cilën shtëpi Zoti
Ju bëni uratën
Si duket
Lek e byrek
Populli flet e thotë
Ju i dini për Zot
Qiell Arbëri
Me Shqiponja plot
Pse atdheut tonë,
Bekuar qoftë, nuk i dalim Zot.
FLAMUR E BESË
O ngjyrat e bukura Kuq e Zi
Besa e Arbërit në Shqiponjë
Kudo nisemi me ty të parë
Simboli ynë kombëtar
Kthetrat tua të mprehta
Helm për çdo forcë barbare
Të puthë Shqipen dy Krenore
Zoti im e i trojeve Shqiptare
Flamuri i Gjergj Kastriotit
Ismail Qemalit e bacës Isë
Me gjuhën e bukur të Fishtës
Dykrenorja e Shqiptarisë
Plisbardhë, simbol krenarie
Mikpritje, bujari e qëndresë
Nëntori i alfabetit e flamurit
Kremtohen me Besa-Besë.
ARBËR GJAK, KUQ E ZI
Kot nuk them
Kam gjakun Kuq e Zi
Qiellin me Shqiponja
Kastriot kam Besë e Zot
Gjuhën Shqipe
Me kthetra të përgjakura
Mbrojë edhe shkruaj
Shpata e Gjergjit do ta ruaj
Arbër, Dardan, Ilir
Nëpër breza
Flasim kudo nëpër botë
Ëmbël si Nënë Tereza
Nuk mëkëmbemi dot
Urtakët, nuk janë të ligj
Ballëhapur bujarë
Zoti na fali Shqiptarë
SHPRESË THYER
I lodhur e zhgënjyer
Trokas e thërras nëpër dyer
Habitur e mallëngjyer
N‘dhe të huaj shpresë thyer
Mall e atdhedashuri
I humbur në pafundësi
Lot në sy, shpirt tharë
Asgjë nuk është si më parë
Se ç’po m’fiken dritat
E t’ardhmes së pritur
Shtigjet hapur e rritur
E sotmja e mahnitur
Shpresë thyer bredhë
Dhimbje syrin kudo hedhë
Shkatërrim shprese
Mërgata as n‘zemër, as n‘ qese.
PARISI I ËNDËRRAVE
Në qytetin e Kulturës dhe Artit
Ika me shportë të madhe
Ca zhgënjim e lodhje mblodha
Me vete mora atë me sy që vodha
Paramendoja, e ëndërroja
Por nuk ishte, siç flitej më parë
Edhe Dashuri, Art e Kulturë
Realizohej me regji e skenar
Parisi i Madh sa qielli e deti
Hiq aspak zemër, as ndjesi
Ngrohtësi shpirti, fare pa shije
As një të vetme, puthje dashurie
Kulla e Aifellit pa asnjë frëngji
Lartësi thuaja, marramendëse
Lakmia në qiell e tokë katran të zi
Unë i bindur, atë datë s‘kam lindur.
LAVDATË NË VITHE
Donim njëri -tjetrin
Sa ishte i shqyer thesi
Nuk shihej fare interesi
Ku humbi dashuria
Ca i tepruar, sot civilizimi
Me ç‘u zëvendësua hareja e gëzimi
Tungjatjeta, o vëlla
Disi tinëzisht duhemi
A thua kujt dhe pse i druhemi!?
Rrahë krahët e lavdëruar
Na mbushin spaleta
Me miza vitheve, cakërrim i uruar
Plot mllef e injorancë
Jeta shumë e ngjeshur
Dikush i përfolur e ca edhe t’ përqeshur
Ah sa respekt kemi
Në qiell i ngremë lëvdatat tatëpjetë
Kur nuk jemi, se ndërruam jetë.
PLISI I BABAIT TIM
Ah, se ç‘më priste në derë
Plisi i babait plak
Me mirë se ardhje biri im!
U përmallova duke të pritur
Ike kur ishe fëmijë, e burrë qenke rritur
Na shkove i vogël, fëmijë
Në mal me pushkë për liri
Qenke bërë shkëmb burrërie
Lufta të paska kalitur
Na plisin tim, o trim lirie
Plis, Besë e Flamur
Të pamposhtur krenar
Gurët e kullës shkëlqenin
Për luftë e fitore
Me trimëri e burrëri Arbërore
Përqafova me kurorë lirie
Plisin e babait tim
Më fali Besë e Flamur
Me këshillë dorë n’zemër
Gjithmonë ta dua vendin tim
Kur m‘fali pushkë e plis
Më puthi në ballë me dorë n’zemër
Më bekoi me fjalë e besë
Liria e tokës Arbërore birë
I vetmi qëllim me shpresë.
Përgatiti Abdullah Troshupa