Buqetë lirikash( 41- 50)
ÇUPËRLINË
Të thashë nga malli i djegur
- Më fal një përqafim
Hyre si vajzë e pjekur
Dhe dole çupërlinë.
KËNGË DALLGËSH
Do marr guacka si perla
Stoli të detit ,zbukurim
Dhe këngë dallgësh si ledha
Poshtë jastëkut tim..
HUMBËM ÇELSAT
U mbyllëm mes përqafimesh
Mes zjarrit u lëkundëm
Pas puthjesh, ledhatimesh
Dhe çelsat ne i humbëm.
FLUTURIM
Me nga një krah, ne që të dy
Aq fort të dashuruar
Mundëm të marrim fluturim
Në jetë të përqafuar.
HAPA NDERI
O bir, dhe kur të bëhesh burrë
Hidh vetëm hapa nderi
Dhe kur të jesh mes furtunës,
Mes dallgëve të detit.
SHQISA E SHTATË
Ah, sa më josh tepër,pa masë
E shqisave larmia
Ah, po të kishte shqisë të shtatë
Le t' ishte mrekullia.
SI ERA
Ti tymit dhe ujit ngjan
Je avull që avullohet
Je posi reja, je tufan
Si era që s' burgoset..
BUZËQESHJA JOTE
Buzqeshja jote zgjati një çast
Gjithë jetës më përcolli
Thellë në shpirt atë e mbart
Leshoi rrënjë e s' doli.
SHPIRTI I DASHURISË
Diej mbajnë zemrat e njerzisë
Vyrtyte prej djamantesh
Veçse shpirti i dashurisë
E hedh mes syve vallen.
YJET NË DUAR
Puthmë me zjarr, unë të çoj
Lart ,yjeve t' praruar
Në se sa unë ti më do
Yjet t'i zbres në duar.
Lefter ShomoK/ 05 b.l.α.