Angela Kosta - Ta njohim poetin italian Alessandro Russo
Me librin e tij të ri me poezi "Derisa gjaku të mos na ndajë" (Leonida Edizioni - 2022), u prezantua në: Panairin Ndërkombëtar të Librit të Torinos, në Festivalin Venosa "Borgo d'Autore", në "Panairin e Librit Xenia" në Reggio Calabria dhe së shpejti do të prezantohet në “Dima Book Festival” në Romë. Alessandro Russo ka fituar gjithashtu: Çmimin Rosmini, Çmimin Ithan Show të Shoqatës "Akademia e Artistëve". Ai u rendit edhe i dyti në Çmimin "Alda Merini për Poezinë dhe Fiction" si edhe me Çmimin Persephone; u rendita i treti me Çmimin "Antica Pyrgos"; mori Çmimin e Nderit "Le Grazie" në Porto Venere - La Baia dell'Arte; është vlerësuar me Vlerësimin Special në Çmimet Assosinderesi, Çmimin Dostoevskij, Çmimin Litterae Fiorentinae, Çmimin Samnium dhe Çmimin Astrolabio. Poeti në fjalë u nominua gjithashtu me Çmimin e "Poezisë Shtriga" (2023). Që nga viti 2022, Alessandro Russo është pjesë e Jurisë së Çmimit "Decumani" dhe që nga viti 2023 bën pjesë në Jurinë e Çmimit "Java e Shkrimtarit". Në datën 29 shtator 2023 ai do të paraqesë, së bashku me poeten Elvira Scognamiglio, recensionin poetik "Chiamalapoesia - Thirrpoezinë" në Librarinë Libertà, në Torre Annunziata (Napoli), ku do të presë poete dhe poetë të njohur me botimin e tyre të parë në një takim mujor secili. Në pranverën e ardhshme Russo do të paraqesë një tjetër Festival poetik, të sponsorizuar nga Bashkia Positano, i cili përfshin tre shfaqje në natyrë të hapur me lexime poetike dhe intervista nga tre sheshe të perlës së mrekullueshme të bregdetit Amalfi.
Ta njohim më nga afër poetin italian Alessandro Russo…
Angela Kosta:
Alessandro Russo:
Po e them si me shaka se Poezia (është bukur ta thërrasësh në emër) më ka mahnitur që nga “lindja ime”, ndoshta duke përfituar nga një moment shpërqendrimi nga mamia. Por duke lënë mënjanë shakanë, megjithëse padyshim që nuk mund ta përcaktoj një moment të caktuar, ende kujtoj me kënaqësi kur mësuesja na lexoi poezitë që më pas do të duhej t'i mësonim përmendësh, dhe disa vite më vonë, në shkollën e mesme, veçanërisht në gjimnaz, të parën krijova vargjet e para, duke marrë frymëzim nga të mëdhenjtë e së shkuarës.
Sot e përjetoj si një domosdoshmëri që i përgjigjet një funksioni fiziologjik të ecjes sime përpara: së pari pëmbushem me të sapo mbërrin dhe më pas më lejon të çlirohem teksa vallëzoj me të, në faqen bosh, duke e ditur që duhet të shkruaj shpejt para se mund të më largohet, siç e shpreh në "E quaj Poezi":
Nuk më duhet shumë për t'u përshtatur me atë që thotë, dhe kur të ndodhë, /ajo e di që e kam pritur/ me mendje të hapur, si të dojë, / që të hyjë /e të dalë si të dojë, ndërsa unë qëndroj aty/ duke ia ngulur sytë e lëvizjet me fjalë / që vijnë e shkojnë / shpejt: Nuk mund të shpërqendroj veten, sepse ajo nuk do që të përsëritet, / dhe kur largohet, duket sikur nuk do të kthehet më kurrë.
E di që i pëlqen ndryshimi, / sepse nuk e kërkon të vërtetën / pavarësisht se thua gjithçka / çfarë çdo herë ka / në dispozicion, dhe ajo e bën atë me fjalët e saj / ose që bëhen të sajat: vajzat e saj natyrale të sotme / do të jenë nesër / vajzat e birësuara të të gjithëve, dhe së bashku do të parakalojnë / në faqen e bardhë, gjithmonë një hap përpara / për të dëgjuar zërat e botës.
Angela Kosta:
Alessandro Russo:
Mund të rendisja shumë, por ata që nuk mund të mos vë në dukje janë Dante (në radhë të parë dhe nuk mund të ishte ndryshe), të mëdhenjtë e antikitetit duke filluar nga Homeri, Safoja, por po përmend vetëm disa: Tragjedia e Eskilit, Sofokliu dhe Euripidi, duke kaluar më pas në botën latine me Ovidin, Virgjilin, Horacin, Katulin e shumë të tjerë. Duke bërë një hap të madh përpara dhe duke e ngushtuar fushën në disa emra, do të thosha Shekspiri, Miltoni, Bajroni, Baudelaire, Rimbaud, Apollinaire, Kavafis, Dino Campana, Rilke, Pessoa, T.S. Eliot, Pavese, Ungaretti, Montale, Hikmet, Pasolini, për të shkuar në Raboni, Szymborska dhe Alda Merini. Do ta mbyllja me Biblën dhe në veçanti me Dhiatën e Vjetër (Kënga e Këngëve).
Angela Kosta:
Alessandro Russo:
..............................................................................
NË AKSE TË NDRYSHME
Nuk na ka mbetur më
asgjë ku të mbështetemi.
Aventura e njejtë e hidhur
dhe e magjepsur e Krishtit,
lajmëruese e përjashtimit nga vetë fati
i madhërishëm nga perdet lejla
në fazën e jashtëzakonshme të Kalvarit
ku tashmë humbet ngjyrat dhe bie.
Edhe shëmbëlltyrat e tij janë ulur
teksa shërbejnë në folenë trupore të egoizmit, dhe bëhen maska
që shndërrohen nga kafshimi i interesit
e më pas kthejnë vështrimin
duke u fshehur nga mishërimi.
Por ka ende shumë
që i këndojnë perëndisë shëlbuese
kush nga zakoni i babait
kush sepse refuzon të pranojë
që jeta më e fortë në vese
na bën që ta largojmë atë
disa akoma, në përpjekje për të fshirë njollat.
Dhe vazhdojnë të ruajnë
mblesëritë e besimit
që pasi kanë gërvishtur ndër shekuj
provat e shkrimeve të shenjta
paketojnë për ne
pasurimin e dijes njerëzore
të shkruar me dorë
një herë e përgjithmonë
me gjakun e atyre që të fundit arritën.
Ndoshta të gjithë sa jemi
përjashtuam ose nuk deshëm
që Jezusi
dhunues në përmbushjen e vetvetes
por delikat nga ndjenja e turpit
për farën e Jozefit
me krahët hapur në kryq
nuk mundi t'i vajtonte
ata që kishin mbetur pas.
OKSIMORONET E QIELLIT
Si një re është që largohet
më e madhja
por unë pa lëvizur rri
dhe vetëm me sy mund ta ndjek.
Tani shoh boshllëk
e një qiell që kthjellohet
dhe dua që vetëm shi të bjerë
me të njëjtin ujë të mëparshmëm.
RROBAQEPËSJA IME... NËNA IME
U buzëqesh mendimeve
kur lakuriq mbërrijnë
u mat format dhe për veshjen
që u përshtatet më shumë
vendos duke qepur fjalë
që ata mund të tregojnë
pa i munduar, apo detyruar
në majë të gishtave të qëndrojnë
për të tejzgjatur disa arësye jo të drejta.
KTHESAT E SYVE
Pas një çasti e kuptova
se i doja akoma sytë e tu
fiksuar në të mitë
për t'mi mbushur
për t''i bërë të bukur.
Gjithçka ndalova
të gjitha shkallët formova
që ngjisnin nxitimthi
magjinë e pritjes
dhe në çdo shkallë
në çdo ngjitje e kthesë
ishte mendimi për ne
që vinte ose kthehej.
Asgjë tjetër nuk shihja
përtej, sipër apo poshtë syve të tu
dhe mendova që të gjithë duhet t'i shihnin.
E dija gjithashtu se shkallët mund të zbresin
dhe se po ata sy mund të lëndojnë
por nuk e imagjinoja që më pas
edhe unë do të mundja të shikoja me të njëjtët sy
e do të të shikoja me të njëjtët sy.