Vladimir Shyti - LUKUNIA E UJQËRVE (poemth)

Vladimir  Shyti - LUKUNIA  E  UJQËRVE (poemth)
Poemth
 
LUKUNIA  E  UJQËRVE
 
Në kuvende e stane,
Broftën ujqërit të çmendur,
Të largonin Gorillën,
Që hungërinte në kuvende,
Kërkonin pyllin, kafshët,
Ti bënin për vete,
Pa u ngritën derven, derven,
Lukunia merr dhen,
-Gorilla ik!
E zemëruar lukunia,
Fjalë shumë ujku vjetër,
-Unë jam përparësia,
-Edhe unë,
Ujku me qime flori,
Që vinte nga presidenca.
 
           2
-Rilindje, klithte gorilla,
-Pylli, ka jetë, u gjelbërua,
Kafshët ngrinin kryet,
-Po ku është ekonomia?
-Ku fluturoj rinia?
-Ku mbeti shqiptaria?
Gorilla rreh gjoksin,
Përreth shkund disa pemë,
Gjethe dushku anë e mbanë,
Kafshët të habitura,
Marrin sërishmi arratinë.
            
                  3
Dhelpra me syrin magji,
Kudo në pyll, parti më parti,
-Do krijojmë Edenin,
-Mendon Amerika,
-Mos harroni nënështrimin.
-Ne jemi e ardhmnja.
 
                       4
Lukunia ngriti veshët,
Nuk e hëngri dinakërinë,
Mallkoi ujku plak,
Si dhelpra me rrushtë,
-Unë shetis pyllë më pyllë,
-Nuk jam non-ngrata,
-Jam mendja, forca,
Le ta dijë dhe Amerika.
 
               5
Ujku qime-flori,
Dhëmbët kërcet inatçor,
-Ne kemi lindur si parti,
Paçka se janë,
Me një këmbë në gropë,
-Bini trumpetave,
-Të gjithë kafshët në shesh!
-Të godasim majmun e gorilla,
-As dhe një të mos mbes,
-Ne jemi mbretëria.
 
                  6
Dhe, zien pylli kërcet furtuna,
Për të gjithë gogla dushku,
Vëngër vështron Shqipja,
Vrerë nxjerr nga lëngata,
Rend zbathur posht’lart,
Të shuaj flakët me lot,
Me një shami mbi kokë,
Me një kurorë të fishkur,
Rrëmbyer në kushtrim të natës,
Mallkon fatin e pabesë,
Klithë e lebetitet, kërkon besë,
Që kështu ky vend të mos mbesë.