Angela Kosta Shqipëron poeten Irene Doura-Kavadia
Irene Doura-Kavadia mban titullin e 2 Diplomave Master (MA në Comparative & MSc. dhe Computational Linguistics). Irene ka punuar si tutore e gjuhëve të huaja në: anglisht, gjermanisht, frëngjisht e spanjisht si dhe përkthyese e bashkëpunëtore kërkimesh. Irene është pronare në CEO "ACADEMY CENTRES". Si shkrimtare (autore, poete, eseiste) ajo ka marrë pjesë në konkurse të ndryshme letrare dhe ka marrë çmime, vlerësime dhe nderime përkatëse, si në Greqi ashtu edhe në vende të tjera të huaja. Irene është anëtare e Unionit Kombëtar të Shkrimtarëve, Bashkimit për Trashëgiminë Kulturore Greke, Akademisë Botërore të Paqes, International "World Poets Society", Unionit Letrar Australian "Diasporic", UNESCO Letters, Arts & Sciences Node GR, World Philosophical Forum, dhe American "International Writers Association". Puna e saj është vlerësuar gjithashtu nga shumë Organizata Kombëtare dhe Ndërkombëtare, nga "Women Leaders - 2019 dhe 2020", dhe nga "Who Is Who - Purple Edition, 2020".
Në vitin 2020 Irene u emërua Sekretare e Përgjithshme e Writers Capital International Foundation në Greqi.
Irene ka lindur në Athinë; që nga fëmijëria është angazhuar në studimin, shkrimin dhe mësimin e gjuhëve të huaja. Është diplomuar në Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane (Universiteti Kombëtar & Kapodistrian i Athinës), ku më pas iu dha e drejta për specializim në gjuhësi. Më tej, ajo u nderua me Gradën Master (MSc.) në Gjuhësi Kompjuterike (Fakulteti i Gjuhësisë në Universitetin Kombëtar & Kapodistrian, Fakulteti i Inxhinierisë Kompjuterike dhe Robotikës - Universiteti Teknik Kombëtar). Irene ka punuar si vullnetare në ekipin kërkimor të Institutit Kombëtar për Kërkime dhe Teknologji "Demokritos" (Dpt. of Microelectronics) dhe ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare mbi Inteligjencën Artificiale (Paper 2004, Irene Doura et al.)
Irene është përfshirë në projekte ekspozitash të ndryshme, festivale arti dhe ngjarje të tjera kulturore dhe veprat e saj janë recituar në shumë konkurse poetike dhe muzikore, festivale dhe veçori arti, si në Greqi ashtu edhe jashtë saj. Irene ka koordinuar si konkurset letrare, ashtu edhe Ekspozitat Ndërkombëtare të Arteve të Bukura. Poezitë dhe tekstet e saj janë botuar në revista letrare, antologji, përmbledhje me tregime të shkurtra, enciklopedi letrare online dhe faqe interneti të cilat promovojnë letërsinë dhe kulturën (Qipro, Itali, Spanjë, Indi, Australi, Kanada, SHBA, Amerikën Latine, Korenë e Jugut, Brasil, Japoni, Vietnam, Rusi, dhe vende të Ballkanit). Librat e saj arsimorë dhe letrarë - si në greqisht ashtu edhe në anglisht, mësohen në disa institucione private si dhe shkolla shtetërore në Greqi, Qipro dhe vende të tjera evropiane në nivele të ndryshme arsimore. Aktualisht Irene jep një sërë leksionesh si pedagoge e gjuhëve të huaja, përkthyese, si dhe oratore në kongreset ndërkombëtare, konferencat dhe ngjarjet e tjera kulturore të cilat përfaqësojnë vendin e saj. Irene është gjithashtu Kryeredaktore në Shtëpinë Botuese ndërkombëtare Writers International Edition, anëtare ekzekutive e International Who Awards, anëtare e Komitetit Organizativ të Forumit Filozofik Botëror dhe anëtare e Bordit të dy Sindikatave. Irene është koordinatore e bashkimit kulturor rajonal "Sofia Befon" në Athinë dhe "Miqtë e Kryqit të Kuq", dhe dëshiron që sa më shpejt të jetë një ambasadë kulturore e Greqisë jashtë vendit.
HIJESHIA E NJË GRUAJE
Në velat transparente të përqafimit të kohës,
Një melodi e ëmbël në mbytjen e errët të jetës,
Një grua shfaqet, mishërimi hijeshisë
Me role të ndryshme si mike, e dashur, nuse ose nënë.
Sjellja e saj, prekja e saj, balsam qetësues,
Krahët e saj me pupla, të gjithë me rehati i rrethojnë,
Gjoksi i saj të dashurin ngushëllon në mbretërinë e saj hyjnore,
Dhe siguron një strehë të shenjtë, ku dashuria me tepri duhet të jetë.
Nëpërmjet përzemërsisë së saj të pakufishme në çdo përqafim të ngrohtë,
Mirësi të pallogaritshme ndërsillen për ta bërë ditën,
Teksa adhurueshëm vështron fytyrën e të dashurit të saj,
Kështu të dy shpëtojnë nga zemërthyerja dhe frika
Ëndrrat e saj, dikur kaq të shndritshme,
Ashpërsisht mund të përkëmben,
Të shkatërruara nga hijet që mizorisht të kufizuara i mbajnë,
E megjithatë, gjen guximin të ecë përpara dhe të rezistojë,
E më në fund të rilindë, duke luftuar kundër çdo të keqeje.
Udhëtimi i saj është shënuar nga sprovat për barazi,
Gjak dhe zjarr të përndezur,
Por në ekzistencën e saj femërore,
në çdo fytyrë të ndryshme,
Shpirti i saj i lirë i shfrenuar mbetet,
duke u ngritur gjithnjë e më lart,
Aty është ku qëndron bukuria e vërtetë e hijeshisë së një gruaje.
BËHUNI DRITA UDHËZUESE
(Bëhu engjëll i personit tjetër)
Vëllezërit e mi, shpesh dëgjojmë nga miqtë dhe të njohurit apo edhe nga të panjohurit, të cilët për ndonjë arsye ose jo rastësisht shfaqen, sepse në një moment ndjejnë aq shumë shfrytëzim brenda tyre, aq shumë dëshpërim, duke besuar se ka u ardhur fundi. Ata pohojnë se bota përreth tyre ka marrë fund dhe se trishtimi i ka përmbysur tërësisht shpirtrat e tyre duke i mbytur, pa i lënë të marrin frymë. Ata besojnë se e gjithë bota i ka braktisur dhe se nuk kanë asnjë shpresë në këtë tokë, pasi trajtohen si të margjinalizuar, të refuzuar e të padobishëm. Në fakt, për shkak të zymtësisë që mbulon shpirtin e tyre, ata mund të arrijnë pikën ekstreme të të menduarit për t'i dhënë fund jetës në mënyrë që vuajtjet e tyre të përfundojnë së bashku me ta, sepse shpirti i tyre i ndjeshëm nuk mund t'i rezistojë më presionit. Në të vërtetë, pasi kanë arritur në pikën më të dobët, të gjithë mund t'u kenë kthyer shpinën, madje edhe të afërmit, miqtë apo të njohurit. Në fund të fundit është si zakon. Më keq akoma, në vend që të synonin ndaj ndihmës së tyre, ata mund t'u kishin dhënë një shtysë për të shkuar edhe më thellë në gropën e hapur nga vështirësitë e tyre. "Në një lis të rënë, çdo njeri copëtohet", thotë një proverb i njohur i lashtë grek...
E megjithatë, mes dëshpërimit dhe mjerimit të plotë, ka diçka të cilën ata nuk duhet ta harrojnë kurrë. Atë që të paktën dikush nuk i braktisi, dhe ky është Zoti, Krijuesi i tyre. Ai nuk i braktis kurrë ata në fatin e tyre të zymtë siç besojnë ata, sepse ai vë në praktikë dashurinë e tij për ta, teksa u dërgon atyre një person hyjnor i cili pa dashje ose vullnetarisht vjen për të ecur në rrugën e tyre, duke synuar t'i çojë nga errësira në dritë. Për të gjithë, Zoti ka vënë një engjëll në tokë që të vijnë në ndihmë të bashkëbesimtarëve. Ky engjëll mund të mos jetë as i afërm apo mik e ndoshta as fqinj. Përkundrazi, mund të jetë një kalimtar, plotësisht një i huaj, madje edhe një i panjohur rruga e të cilit "aksidentalisht" kryqëzohet me të tyren. Kjo është çka thonë: "fati është thjesht prekja e Zotit".
Prandaj, vëllezër, mos e humbni besimin në universin dhe fuqinë e tij. Nuk jeni kurrë vetëm! Nuk do ta përjetoni asnjëherë braktisjen nëse besoni që Zoti është me ju. Një zemër e pastër, një shpirt i pastër që meriton të ketë shpëtim nuk braktiset dhe nuk krahasohet. Besimi të shpëton ashtu sikurse lëviz edhe malet. Pra, nëse je nga ata që vuajnë për ndonjë arsye, ji i durueshëm, lutu dhe së shpejti nga qielli për ty do të ketë ndihmë.
E për të gjithë ne të tjerët, të dashurit e mi, që jemi më me fat dhe në këtë moment të veçantë nuk po vuajmë nga goditjet e shumta të jetës apo fatit, si disa nga bashkëqytetarët tanë fatkeqë, le të bëhemi vetë drita. Le të jemi engjëjt në tokë për vëllezërit dhe motrat tona të dëshpëruara të cilat kanë kaq shumë nevojë për ndihmën tonë, veçanërisht në kohët e mjerueshme në të cilat jetojmë. Të mos harrojmë se "çdo gjë rrjedh dhe asgjë nuk mbetet", prandaj le të konsiderojmë se në çdo kohë mund të gjendemi në pozitën e tyre të vështirë. Në një rast të tillë, do të ishim mirënjohës edhe për një fjalë ngushëlluese të një qenieje tjetër njerëzore që mendon për ne, për përvuajtjen tonë dhe na jep qoftë edhe një këshillë, një nxitje për të vazhduar më tej, një tingull shprese ose thjesht ndonjë ndihmë.
Të mos harrojmë se, në fund të fundit, gjithçka që do të na mbetet është kujtimi se si zgjodhëm ta drejtonim jetën tonë dhe nëse ajo i ka sjellur dobi shoqërisë më parë e gjithashtu ky kujtim të harrohet natyrshëm, sigurisht. Njerëzit që udhëhiqen nga ndjenjat fisnike të njerëzimit dhe bamirësisë, tashmë e dinë se dhënia e gëzimit është pafundësisht më i madh se gëzimi i marrjes së një dhurate. E jo më të ofrosh një dhuratë hyjnore si shpresa, dashuria dhe vetë jeta!
Shqipëroi Angela Kosta Akademike, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese