NUK E DI!?
Edhe sot pas kaq vitesh, nuk e di sesi i gjeta patikat që mi dha vëllai kur ikëm nga shtëpia. Ikëm, jo për të shkuar në pushime, por nga barbaria serbe në kohë lufte. Të gjithë thoshin se; ata, kobzitë po bënin akte çnjerëzore mbi popullatën shqiptare. Këtë e përjetova edhe unë, ani pse në moshë të re, nuk me kursyen ata kobzitë. Kur me erdhi vetëdija, isha e shtrirë krejtësisht lakuriq në një lendinë të vogël afër zabelit. Meqë rrobat mi kishin grisur tërësisht, mbatha vetëm patikat që mi kishte dhënë vëllai. Ashtu si në ëndërr, i kujtova të shkretat.
Ah! Sa e tmerrshme dhe e turpshme ishte të dilja para njerëzve ashtu lakuriq, por krahasuar me femrat tjera që kishin përjetuar të njëjtën gjë e më pas i kishin rrahur, therur e besa edhe djegur, mua mu duk sikur linda për së dyti herë. Ani pse e përdhunuar, e rrahur dhe e braktisur në lëndinën e zabelit, përjetova tmerrin më të rënd dhe jetova e po jetoi që t’ua rrëfej atë që kobzitë e bënë... po po e bënë më urdhër të eprorëve të tyre ushtarak e policor. Unë, sot jetoi dhe pres që përdhunuesit kobzi serb të gjenden para drejtësie e të përgjigjën për aktet më çnjerëzore që mund t’i bëj njeriu.
Por... unë prapë jetoi dhe pres!... -rrëfen Lule Kosova.
(Ideja e shkrimit, nxjerrë nga libri ”Shpirti i dërmuar-dhuna serbe ndaj femrës shqiptare në Kosovë 1997-1999”, të autores Naxhije Doçi / f.174)