Concetta La Placa (Përktheu Angela Kosta)

Concetta La Placa (Përktheu Angela Kosta)
ANGELA KOSTA PËRKTHEU VARGJET E AUTORES ITALIANE CONCETTA LA PLACA
 
Concetta La Placa është poete, shkrimtare dhe kritike italiane. E lindur në Sicili, jeton në Romë që nga viti 2006. Është e martuar, ka dy fëmijë dhe tre nipër. Ka punuar si zyrtare shtetërore në sektorin e politikave sociale në Ministrinë e Punës dhe Politikave Sociale. Nga 1 prilli 2024, është në pension të parakohshëm. Përveçse është poete, ajo është gjithashtu autore e tregimeve dhe aforizmave italiane për fëmijë. 
Concetta, ka filluar të shkruajë dhe të krijojë poezi që në moshën 15 vjeçare. Ka përkthyer gjithashtu disa poezi nga anglishtja në italisht për poetë me famë ndërkombëtare si: Nilavro Nill Shoovro dhe Santosh. Sot ajo është e pranishme në panoramën poetike ndërkombëtare pasi ka botuar poezitë dhe tregimet e saj (disa prej të cilave u janë dedikuar edhe fëmijëve) në shumë antologji të njohura të shtëpive botuese kombëtare dhe ndërkombëtare.
Concetta ka botuar disa përmbledhje me poezi. Vëllimi i saj i parë, në versionin e printuar dhe në e-book, u botua në vitin 2021 në Amazon, me titull: "Amore Cosmico ed Emozioni nel Vento - Dashuri Kozmike dhe Emocione në Erë ", me "Munir Mezyed Foundazioni për Artin dhe Kulturën në Rumani", në të cilën ajo është edhe anëtare. Ky libër u kurua nga kryeredaktori dhe poeti ndërkombëtar bengalez, Nurul Hoque, i cili bashkëpunon me këtë fondacion. Vëllimi përmban 54 poezi në italisht. E dyta është një sillogje me 15 poezi, me titull "Emozioni Fluttuanti - Emozione Fluturuese" botuar nga Shtëpia Botuese "Vitale" në vitin 2023.
Autorja La Placa ka shkruar librin me poezi: "Amore Cosmico - Dashuri Kozmike" me pesë poezi të pabotuara, të cilat më vonë u përfshinë në librin e saj të parë të sipërmendur "Amore Cosmico ed Emozioni - Dashuri Kozmike dhe Emocione në erë". Për këtë përmbledhje, gjatë Konkursit Poetik "VI Premio Internazionale Città di Sarzana - Associazione Culturale "Solo Poeti - Çmimi i VI Ndërkombëtar Qyteti i Sarzanës - Shoqata Kulturore " Vetëm Poetë" (13-15 korrik 2018), ajo mori Diplomën e Meritës nga një juri e kualifikuar. Poezi të tjera të saj janë botuar në revista dhe antologji kombëtare dhe ndërkombëtare. Poetja La Placa ka marrë shumë çmime dhe është vlerësuar me disa përmendje nderi. Ka dhënë dhe është botuar me intervista të rëndësishme, në gazeta dhe revista të ndryshme prestigjioze italiane dhe ndërkombëtare.
 
NË KËTË PAFUNDËSI 
 
Frymëmarrja jonë  
si një gulçim ere  
përtej pafundësisë përparon
dhe nga ndjenja të bukura vibron.  
 
Në këtë pafundësi,  
të lirë nga koha dhe e përthithur nga vorbulla e përjetësisë,  
shpëtimi i vetëm dashuria do të jetë.  
 
Me forcë do të infiltrohet 
mes rrudhave të një njerëzie të fishkur  
dhe frymëmarrja e saj ende do të jetë
një bollëk paqeje dhe lirie.
 
SINQERISHT 
 
Sinqerisht dhe papritur,  
para syve të mi shfaqet jeta ime,
reflektuese në një pellg ekzistencial.
Të gjitha nuancat e dhembjes shoh,  
kundrejt atyre të ngazëllimit,  
kundërshtime, dilema kurrë zgjidhura,  
gërryerje të shpirtit që dhembin,  
por që unin tonë në meditim introspektiv risjellin.  
Pa u lodhur, pyes veten:
cili është kuptimi i vërtetë i kësaj tonës jetë? 
Të gjithë kanë hetuar dhe hetojnë.  
Disa përhumben në këtë stuhi të dendur
emocionale
por kurrë asnjë, besoj, nuk ka gjetur akoma  
një strehim të sigurt.
 
NJË BOTË ME TË DREJTA LETRE
 
(Poezi dedikuar të gjitha personave që janë poshtëruar në dinjitetin e tyre si individë, si mbartës të vlerave dhe të të drejtave të shenjta)
 
Jemi në një botë  
lëvduese të drejtash
të shenjta të njeriut.  
Lista të pafundme shkruhen,
firmosen traktate, konventa,  
zhurmë për to bëhen.  
E megjithatë, për këto konkretisht,  
nuk ka asgjë përveç jehonës së zhurmës  
dhe vetëm hipokrizia mbetet.  
Të pafajshëm nën dënimin me vdekje vdesin. 
 
Të sëmurët mendorë, mbaruar elektroshoku 
në psikiatri mbyllen.
Fëmijë të zhvatur nga krahët e prindërve të tyre,  
në emër të një interesi suprem,  
jo atij të familjes.  
 
Dhuna, tortura, masakra, luftëra  
të gjitha në emër të interesave të rreme.  
Po a është ndonjëherë e justifikueshme kjo?  
Jetojmë në një botë të dukshme
ligjesh të painterpretuar  
dhe të dobishëm për oportunizëm.  
Njeri, nëse nuk je bir i këtij sistemi,  
shpejt do të rrënohesh  
të drejtat, kotësisht, do të të garantohen!
 
Përktheu: Angela Kosta Drejtore Ekzekutive e revistës fizike MIRIADE, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese