Vjollca Aliu – Cikël Poetik

Sa herë që sytë përpëlit
Më del e bukura jote fytyrë
Në pentagram notash
Buzagaz më del si n'pasqyrë.
Sodis qiellin, numëroj yjet
Errësira më pengon
Je fshehur, por të ndiej
Mes qiparisesh si sampo qëndron.
Në këtë natë të freskët
Edhe nëse hëna refuzon të del
Shpirti yt ma ndriçon rrugën
Unê do të vij nëpër terr.
Terri aspak s'më pengon
Se dritën e shpirtit tënd busullë kam
Era e lehtë sikur më shtynë
E si dy elemente kimike na bashkon.
As mëngjeset s'dua t'i shoh me sy
Kur pranë s'të kam ty!
Sa pa erë janë lulet
Të athta janë frutat
Kopshti nuk ka më njomësi
Iku ajo gjallëri.
Zemra pa ndalë kërkon
Në bankat e shkollës
Mos aty ke mbetë
Nē tokën e thatë
Mes luleve të venitura
Ike shpejt, je tretë.
Mes shkronjave e numrave
Ke humbur
Bilancin pozitiv
Nuk e nxjerre dot
Ecejaket, hamendësimet
Të gjitha të shkuan kot.