-fragment-
MË DESHËN, SIÇ MË DONI JU...
Teksa kthehesha nga kopshti me selvi e me mermerë, ku prehet im bir (e shtuna e Tan Çelës për mua), po mendoja se, pavarësisht nga goditjet e fatit, sa kontraste te forta te sjell jeta. Dje kisha ditëlindjen. Nuk kisha menduar asnjë shenje, kurrgjë pra, kurrgjë për dje. Por nëse unë jo, miqtë po. (Eh, bekoji, o Zot!) Madje, kur u zgjova ne mëngjes, urimet kishin filluar me tag-e qysh ne mesnatë. Pastaj vazhduan deri mbrëmje vone me vrull, me dashuni, plot sinqeritet e vlerësime, por edhe me teprimet qe temperatura e zemrës i jep fjalës. Që ne mëngjes, plot njohje dhe fisnikëri solide erdhi gjithashtu Luan Rama në gazetën Telegraf, në një faqosje gjithë përkujdesja nga Engjell Musai. Ndërkohë qe telefoni cingëronte, mua me mbetej peng pamundësia qe, kësaj here, nuk mund t’u përgjigjesha që te gjithëve një nga një, sepse… Sepse e dija një gjë që dje do ta beja patjetër. Me kishte njoftuar prej kohesh zonja Alba Frasheri, shefe e departamentit te frëngjishtes ne Fakultetin e Gjuhëve te Huaja. Ishte fjala për romanin “Le Diable comique” (Djalli komik), botuar ne Francë nga Flauves Editiones. Edhe vajta në auditor. Kisha ne krah përkthyesin Sebastien Grigourt. Përballë studente, pedagoge dhe, bashke me ne, zonja Claire Nantier, këshilltarja e parë e Abasadades se Francës ne Tirane, si dhe atasheu gjuhësor Jean-Luc Puyeau. Qysh ne fillim, në sytë e te pranishmëve dallova një kartëvizitë te bukur ne sy, ishte ajo e ndjeshmërisë dhe e garancisë se komunikimit. Në stinën e pranverës se bronkofonisë, pasi rrëfeva përvojën time me gjuhen dhe kulturën franceze, nisi dialogu mes autorit te romanit dhe përkthyesit. Sfida dhe përvoja jonë, çka u shoqërua edhe me pyetje nga auditori. U pohua se Sebastien Grigourt kishte bere një përkthim mjeshtëror. Ia kisha thënë edhe kur ma kalonte nga Parisi përkthimin dore pas dore dhe, doemos, e përsërita aty. Me duket se takimin e fundit me lexuesit e kisha bere ne Festivalin letrar, qe u organizua ne Tirane. Qysh atëherë isha mbyllur, pune, pune. E ndjeva se me kishte marre malli për komunikimin e drejtpërdrejtë njerëzor dhe i desha te pranishmit. Ashtu më bëhet sikur më thanë, më deshën edhe ata. Ja, ashtu siç më doni ju!