Fjolla Muhaxhiri - MOS PYET SE MË LËNDON
Ti që më sheh në rrugë duke ecë e duke qarë
Mos pyet se më lëndon
edhe sot po ecë por me shpirt të vrarë
jo ti mos pyet, se më lëndon.
Çfarë pret nga unë që të flas për ty
Mos pyet, më lëndon,
Kur nuk të shoh dot me sy!
Jo ti mos pyet, se më lëndon.
Pse habitesh kur m’sheh duke ecë e qeshë
Mos pyet, më lëndon
Dhe sot unë qesh por uroj që fat si mua të mos kesh
Jo ti mos pyet, më lëndon
Ndjen habi kur m’sheh duke ecë në mes të errësirës
Mos pyet, më lëndon.
Tani jam mbretëreshë e natës, e zhytur në mes të shkretëtirës
Jo ti mos pyet, se më lëndon
Jeta mua më solli, më solli një disfatë
Mos pyet, më lëndon
Dhe tani që s’fle as ditë as natë
Jo ti mos pyet, se më lëndon
Më fal që nuse nuk t’u bëra
Mos pyet, më lëndon
Jeta luajti me ne , na hodhi si pleh
Jo ti mos pyet, se më lëndon
E ardhmja për mua është një çast i hidhur
Mos pyet, më lëndon
E tani që unë sytë i kam të mbyllur
Të lutem mos më pyet, se shumë po më lëndon.