Pjesa e parë
ALARM I BRËNDSHËM
Alarm i rremë,
Të mendosh në paralelizma
Mendime gjithfarëlloj,
E të jenë të vërteta të gjitha në tē njëjtën kohë
Alarm i rremë
Zilja kur bie të dielave në mëngjes,
E ti mendon që e hëna për në punë ka ardhur,
Dhe të duhet të përgënjeshtrosh gjithnjë
Përpara nxënëseve gjithë jetën tënde rrëmujë
Se të duhet të jesh e qetë përpara tyre
Alarm i rremë
Që mund te bëhesh sërish me femijë ,
Se pema jote e jetes
Ka filluar qe sythat ti vyshkë nga pak
Alarm i rremë
Që fëmijet e tu do të vijnë sërish të jetojnë me ty,
Sepse sapo gënjehesh ,
Atëherë ata largohen ,e largohen,
Dhe ti duhet te duash macen edhe më shumë,
Edhe pse ajo të bën të teshtish me dënesë
Dhe mësohem që asgjë s’është më e rremë
Pervec silikonëve ,
Photoshopëvë,
Politikave mbi fushatat partiake,
A ku di unë se çfarë
Që nuk ka lidhje aspak me jetën time
Alarm i brëndshëm
Është alarmi i vërtetë,
Që unë duhet të jem çdo ditë,
Në paqe me atë ç’ka më vjen
Edhe pse në të vërtetë më vjen të ulëras
Me sa zë kam në kokë.
MË MJAFTON
Më mjafton tē pres me durim
E të shoh se cili do te jete hapi im i rradhês,
Dhe jo fundi i udhës ku po pres të shkoj
Më mjafton te mbyll sytë
E të marr fryme thellë,
Edhe për nje ndalesë
Kryqëzimet e vetvetes ngadalë ti zbërthej
Më mjafton të puth me shpirt
Çdo ritmike brënda unit,
Shkapercimesh mos të rend
Më duhet edhe pak kohë
Ujrash të notoj e qetë,
Të shoh thellësitë ku jam zhytur
Pa ngutin që e para në finish të jem
Më mjafton një puthje në ballë e në gushë
Të ndihem e lirë,,
E të kujtoj që jam gjallë të dua me shpirt,
Mirenjohëse që çdo mëngjes
Me gëzimin jetoj ,
Dhe çdo ditë pa ankth të ushqej.
NUK JAM MË SI DIKUR
Monotoni,
Thërmija në pjesëza
Çorientuar
Englediset shpirti
Sa atje këtu
Sa për të thënë,
Ja u duka që të më shihni
Por nuk jam më si dikur,
Nuk jam më,
Ta dini
Pa ty
Dhe me ty,
Me ju
Dhe pa ju
Se unë jam aty
Vetëm me trup,
E jo më me shpirt
Dhe ky është ndryshimi
KORBA DHE DJAJ
O zot,
Largomi korbat që kam mbi kry
Po presin vdekjen time
Që t’më vësulen
Hapma qiellin me pakëz dritë
Se po më terrojnë sytë,
Ktheji lutjet e mija në një mburojë
Që shtegëtimit t’ia dal-
Andej kah dhe rrugët
Rrethohen me djaj.
KURTHE SYSH
Prej syve përgjues dhe lakmues
Të vetmisë,
U shtanga një ditë prej mërzisë
Dbe i fola vetes i fola
Sa munda,
Por as vetja s’më vu vesh,
Sy i magjistricës mē kish kapluar
Dhe desh plasa në vënd nga ata sy
Me vetminë harrimesh rrethuar.
ANKORUAR DETESH
Ti po pret ankthesh edhe po vuan
Pezmës së shpirtit po i flet ngadalë,
Dhe dergjesh brengash teksa
Trupit digjesh,
Du duar zemres lidh
E paqësisht lutesh
Tek përpëlitesh
Në secilën cipë membranash,
Ankoruar detesh
Ti klith në heshtje,
Dhe ngadalë bie,
Si një spirancë thellësisë së shpirtit
Po prapë për t’ia ridalë.
MANIFEST I SHPIRTIT
Unë ushqej zjarrin
Jo sepse përqafoj dritën,
As sepse shpërfaq mirësinë nga mendimet pozitive buzëqeshjeve,
Unë ushqej flakën brënda vetes
Sepse shoh errësirën,
Në më të padukshmet tunele brënda vetes,
I shoh hera herës tek bien
Dhe shkërmiloqen humnerash
Shoh mijëra copëza të thyera pasqyrash
Shëndërrimeve,
Metamorfozash ,
Dhimbjesh,
Humbjesh,
Në miliona grimca shpërndarë universesh të tjerë,
Brenda rrënjësh
Qē shtrihen thellë,
E të përpijnë deri nē palcë të tokës
Tē më japin vërtetësinē
Që nuk mund të ma japë asgjë tjetër,
E të mos ma blejnë tregjeve të përbotshme
Sipërfaqesh të dukjeve ,
Ata më të zotët
Unë fle me ndryshimin
E puth çdo ditë mirënjohjen,
Dhe mbushem me energjinē
Që mē rinon shpirtin,
E më ndriçohen kësisoj sytë,
Me energjinë e një universi të padukshëm,
I cili tërheq drejt vetes padjallëzitë
E ruhet i pastërt qelqeve të lara me lot,
Ku brengash e mospërmbushjesh nuk gremisem
Sepse ato i shoh cep më cep,
Dhe prapë qëndroj e larê energjish brënda vetes
Si uji kulluar krojeve në mistikën e tyre.
RRËFIM
Kam nevojë të rrëfehem
Tek një shpirt i butë, që nuk më shpërfill,
As fjalët e thëna nën drithmë,
As lotët po mi pa tek ndjesitë,
E as ofshamat, që therin si thikë.
Dhe të harrojë që isha unë,
Në kujtesat e largëta me pakëz dritë,
Aty ku shpirtrat flasin nën zë, pa zhurmë,
Aty, ku vetëm qiejt flasin të njëjtën gjuhë.
ARRATISEM
Arratisem në rrathë ylberesh dashurie
Dhe në amalgama ngjyrash shtriqem,
Kuptoj që nje ditë jam një ngjyrë e kuqe
Që dritën ndez brenda meje,
E zjarrtë zemra në grishje të shpërthejë flakë
Një hop ,ndihem e bardhë trëndafil ,
Mbi një shtrat hedhur çarçafësh dëshirash shpupurisur ,
Mandej ,një blu mendimesh kapluar thellësish
E vrarë në shpirt,
Që pret ta shpëtojë nga muret e ngurta të vetvetes
Një princ,
Jo i kaltër si andrallë,
Por si një shpirt që të puth dy sytë.