Poezi nga Anila Toni (Përgatiti dhe redaktoi Angela Kosta)

Poezi nga Anila Toni (Përgatiti dhe redaktoi Angela Kosta)
Dy poezi
 
ME TAVOLINËN E MËRZIS
 
Jam akoma atje...
Ku me lanë të rrëzohesha në tokë
Ndieja vetëm shikimin e gjetheve të gjelbërta
Ndieja pemët të flisnin në gjuhë pemësh
E më nisnin erëra 
Pas një dege të saj, të mbahesha fort
Jam atje ...ku më ulën në tokë
Pema e gdhendi për mua një tavolinë
Një gotë e mbushi me lëngun e gjetheve
Në tavolinën e mërzisë
Jam atje ...ku vetëm më lanë
Kisha rreth lule, flutura, një zog ulej dhe shihte
Lexonte goditjen e rrëzimit në toknajë
E qëndronte ulur 
ulur në tavolinë
që e gdhendi për mua, me degnaje ky pyll
Unë dhe vetëm një zog 
Në tavolinën e mërzis
Jam atje midis tokës, ku qiell tash kërkoj
Më thyen keq ....gati si një gotë
Copat i mblodhën fluturat i dhanë formën e parë
Formësimi im
Gotë e ngjitur nga rrëshira e pemëve
Krejt kokëpërplasur në tavolinë 
Flutura ende ngjisin gotën e thyer me rrëshirë
Në tavolinën e mërzisë
Jam atje ku ka tokë e nuk ka qiell
Ka vetëm listnaje të të gjallëve
Si hije më ndjekin, ku nga lista më ke heq
Nuk ka varg në letra, as fjalë, 
vetëm një zhgarravinë
Një pendë pëllumbi, një pëllumb që më sheh
Muza ka heshtur në tavolinën e mërzis
Sa shumë jetën e paskam dasht 
Sa shumë paskam bër veç mirë
Duhet të bëja akoma më mir 
Nuk dija të bëja dot më mir
Zanat harruan kur linda të shkruanin fatin tim
A ndoshta
fatin e dikujt tjetër mbaj
nuk asht fati im
Dhe mbeti fati i shtrirë në tavolinë
Si një gur i zi shahu në tavolinën e mërzis
E në më paska kujtue kaq mir 
Më ka lën një vend të lirë
Një karrige bosh... unë përballë saj
Në tavolinën e mërzis
O jetë.. ja ku jam... hakërrohu pa frik
Ti flet me gjuhën e të gjallëve
Që dinë të plagosin në trup 
e të vjedhin çdo shpirt
Rrëzomë me duar!
Rrëzomë me grusht!
Rrëzome me gisht!
Vetëm në ke besë thuaj:
pse njolla të bruzëta çdo ditë tek mua nis.
Jam këtu...
jam atje...
jam dhe tani....
Ndiej vetem erë pemësh, duart u bënë gjethe
Të gjelbra, të verdha, të kafta
Në tavolinën e mërzis
Jam atje, ku më lanë të rrëzohesha në tokë
Sa marrezi të kërkosh të gjallët
Të fikin 
dhe të buzëqeshin pas çdo rënieje 
pa mik e pa shok
Mësova gjuhën e të vdekurve
Sa keq që gjuhën e tyre se paskam dit
Ndoshta nuk kanë trup por kanë shpirt... shpirt
Dhe si një Hamlet
Ku bota e gjumëfjeturve me sy më ndjek
Në karrige shoh të ulet tash një shpirt
E më dëgjon.... më dëgjon në ankim
S'kam dit me ba ma mir 
ma mir nuk paskam dit
Më thotë se e kane rrëzu
e tash asht vetëm një shpirt drite
Përballë si dy hamletër në një pyetje dileme
Sa shumë paskemi ba mir 
Sa keq... as shpirti, as unë nuk e paskemi dit
Të dy përballë... unë dhe ai vetëm shpirt... shpirt
Një kryq ka mbetur ende në tavolinë 
Në tavolinën e mërzis...
 
NË NDALESËN E RRADHËS
 
E keqja u kthye në rrufe krejt të zezë
E inatosur... zbrazi krejt urrejtjet
I përplasi ...si grushta vetëtimash
Mbi gruan... që krye nuk ulte kurrë
I rrëzonte... veç torba rrufesh
Ia përplaste kur ajo ecte...
Një hap majtas, një hap djathtas
Tokërrëzuar, tokëzvarritur
gruaja kapej pas një fije floku jete
Pas një floku jete kapej dhe ngrihej
E keqja nisi pyetjen me friknajën fiskame
"Si mund të heshtësh 
nuk e kthen urrejtjen tënde?
Por hesht, hesht pa fjalë?
"Shikomë dhe mësohu të më shikosh
Unë kam në shpirt, në sy, në zemër, në duar,
vetëm buzëqeshje
Unë nuk dua të jem para teje, 
një fëmi i vrazhdë
As të debatoj me ty
kur nis vetëm dhimbje
Dije
Për mua janë të gjitha, janë të parëndësishme 
Rrugëtimi
në këtë jetë është shumë i shkurtër
Nuk kam kohë
Unë ngrihem të zbres tek ndalesa tjetër
E keqja urdhëroi të rrezoheshin fjalë
Shpifjesh, mërzitjesh, trishtimi të lidhura si dreq
Gruaja përsëri, buzëqeshi fort... fort
Nuk është koha të flas, çfarë mbjell e çfarë ti korr
Nuk ka asnjë tronditje, as grimca tmerri
Sepse rrugëtimi im në këtë jetë, është i shkurtër
E keqja nguli shigjetën
energjitë e errësirës i lidhi me tokën
Gruaja përsëri qeshi më fort... më fort
Unë dhe këdo me emrin grua... që ti rrëzon
Dije... secila nga ne
duhet të kuptojmë se koha ka vlerë e koha asht shumë e shkurtër
Të errësohem me debate, që dobi nuk kanë kurrë tek unë 
Pakënaqësia, plogështia, lodhja, mërzia
Janë humbje e kohës dhe e energjisë
E keqja u kryqëzua dhe ngriu
Dëgjoje monologun tim:                                                                                                                    
"Më ka thyer dikush shpirtin, zemrën
Qëndroj e qetë e buzëqesh... buzëqesh
Se rrugëtimi në këtë jetë është i shkurtër
Më kanë mohuar, nëpërkëmbur, poshtëruar
Dikush...
Qëndroj e qetë dhe vetëm buzëqesh
Nuk nis re gri në ëndrra, as në mendjen time
Se rrugëtimi në jetë është i shkurtër
Më përbuzi dikush... pa asnjë arsye
Unë e lë mënjanë, si një poce të thyer
E injoroj  
Se rrugëtimi në jetë është shumë i shkurtër
Në më thurin harta shpifjesh, a fjalë të molisura
Që natën i thurin e ditën i shthurin 
në gojët e njerëzve
Nuk kam kohë 
Të merrem me fjalë çalamane 
që i fshin vetë koha
Se rrugëtimi në jetë është shumë i shkurtër
Marr frymë thellë... i injoroj, i fal, i harroj 
Po... po... i harroj
Se rrugëtimi në jetë është shumë i shkurtër
E nëse në vitet e jetës sime ngre vetëm padrejtësi
pengesa, kurthe, mure
I flas vetëm ndërgjegjes
energjia ime asht buzëqeshja
Të bëhem më e fortë se dje
Se rrugëtimi në jetë është shumë i shkurtër
Nuk kam kohë të shoh
ato që ngrite sot
ato që do të ngresh nesër për të më flakur
Unë marr energji vetëm nga buzëqeshja
Dhe nëse nuk kupton 
Çfarë u zbraz njerëzve të patravaj në jetë?
Dije ti 
Mbaje mend
Rrugëtimi ynë së bashku është shumë i shkurtër
Unë di të zbres nga vagoni i trenit "të së keqes" 
krejt të ashper
Sepse nuk kam më kohe të lakoj as emrin tënd
Duhet të zbres sërish tek ndalesa tjetër
Në ndalesën tjetër të rradhës 
Koha asht e shenjtë 
Se rrugëtimi në jetë është vërtet shumë i shkurtër

Përgatiti dhe redaktoi Angela Kosta