LA-CUBI TENTOI TË FLUTURONTE!
...të gjithë që e njihnin, madje edhe Xhuxh-maxhuxhat u munduan ta bindin se nuk fluturohet pa krahë, por La-Cubi vendosi të fluturonte, pa e kuptuar se përveç krahëve do t’i llomiste edhe këmbët e veta, dhe, pasi tentoi të fluturonte dhe u rrëzua për tokë, pasi pushoi ca ditë i pyeti xhuxh-maxhuxhat për atë që i kishte ndodhur ditë më parë, njëri nga ta, duke qeshur i kishte thënë: “E more La-Cub, po ti nëse do vërtet të fluturosh rretho veten me shqiponja jo me pula qafëcullake” dhe të qeshurat nuk ndalonin deri në mëngjes kur këndonte gjeli i agut.
...ditët po kalonin e La-Cubi, edhe pse e theu qafen nuk ndalonte shpifjet e gënjeshtrat e përditshmërisë së tij. Ai në mëngjes dukej disi i zbehtë, sikur donte ta varte veten, ne mesditë i vinte pak gjake në fytyrën e marrosur, por ende fliste pa e kuptuar askush, sikur donte të shkonte në varr, kurse në mbrëmje ikte me bishte ndër këmbë dhe ulej ne divan, qeshte me vetveten dhe llogariste dështimet e veta që kishte bërë gjatë terë ditës. Ai në vend se t’i largonte dhe t’i harronte veprimet e këqija, gënjeshtrat e shpifjet, ende i ruante e po i ruan si të pavdekshme në mendjen e tij të mbushur mjegullnaja. La-Cubi krenohej para xhuxh-maxhuxhave se bëri e po bën punë të mëdha, të cilave as ai e as xhuxh-maxhuxhat nuk po mund t’ia gjenin as fillin, se fundin jo se jo!
...harronte La-Cubi shërbimet e të tjerëve që i bënin në favorin e tij. Ky beter njeri fyente për çdo dit, fliste e shpërndante aq shumë të pavërteta saqë edhe xhuxh-maxhuxhat e tij kishin filluar t’i thonë: “...boll mo se na krype tu na rrejt!”, dhe, një ditë ngeli i vetëm, priste dike afër një koshi mbeturinash, njerëzit qe kalonin andej pari hidhnin mbeturinat herë mbi te e herë-herë afër tij, dhe kështu La-Cubi, edhe nga shokët që i kishte deri atëherë, por edhe nga vet xhuxh-maxhuxhat e tij mori epitetin e merituar “Njeriu i plehrave”.
-Mashtruesit që jetojnë në këtë shekull të mbrapshtë, si puna e La-Cubit, tregohen të zgjuar, bëjnë be e rrëfe, sorollatën poshtë e lartë, ndërrojnë pozicione e fytyra, lakohen herë në të majtë e herë në të djathtë (por asnjëherë drejtë), gjykojnë të tjerët, pa e gjykuar asnjëherë veten, flasin zi e terr, mbarë e mbrapsht vetëm për t’u shitur si të besuar, të ditur, të pasur e intelektual!