Zaim Haliti-Zaha - DUA TË BËHEM DEPUTET... (tregim)

Zaim Haliti-Zaha - DUA TË BËHEM DEPUTET... (tregim)

DUA TË BËHEM DEPUTET...

   Po e filloj këtë shkrim duke e shpreh një dëshirë time, që kohët e fundit po ma ka qejfi diçka. Thash të kandidoj për deputet. Po, pse jo?! Unë mund edhe të bëhem bile, edhe të tregohem i suksesshëm. Kushtet i plotësoj. Jo të gjitha, por disa po. Shkollën fillore e kam krye i rregullt për tetë vite, edhe të mesmen poashtu. Edhe në fakultet eca mirë, vit pas viti. Nuk ka munda si këta deputetët t'i përfundoj të gjitha ekspres por i kam përfundua. As që kam mund nga shkolla fillore të këcej në fakultet, sikur disa deputet por kjo është vetëm një mangësi e imja. 

   Edhe në foltore di të flas. Kur e kam pas shpinde ndonjë ministër që më përkrah, bile jo që flas por edhe bërtas bile. Por, edhe nëse duhet të fle në seancat e parlamentit, këtu mundem të jem më i miri.

   Në foltore di të mbështetem mirë. Kam përvojë edhe me i  ngrit gishtat. Kur jemi te gishtat të them të drejtën e kam një pauzë kohore mjaft të gjatë. Kur na pat kërcënua, në kohën e ish-Jugosllavisë, Mihal Kertesi se kush i ngrit gishtat do të ia presim ata, unë ia pata mohua vetes këtë veti. Gjuhë të huaj nuk di por i mësoj. Shumë deputet në seanca po lexojnë e mësojnë nga diçka në llap-topat e celularët e tyre. Parti nuk ndërroj, mjaft kam ndërrua deri tani edhe po më duket se është bë bajat. Aspirata më të mëdha se të deputetit nuk kam. Jo, jo në qeveri nuk hi asesi. Pastaj jo po bie, jo s'po bie qeveria. Jo ka me ra këtë muaj jo këtë vit...Jo, jo. Deputet dhe azgjë më shumë.

   Mos të harroj, edhe partinë e kam gjet. Do ta mbaj një kohë sekret këtë gjë. Sekret për shumë arsye. Arsye në vete është edhe kjo se mundet ndokush të i thoje ne vesh kryetarit se jam apo nuk jam unë nga Kosova. Fjalët nuk ndalen, ani për mua që e di sa ma kan inatin.

   Korrupcionin nuk do ta luftoj. Të mbledhe vet mendje ky popull. Po a i jipen lekë o njerëz atyreve që kanë me thas lekë . Po ata ndoshta marrohen mos me i marrë. Për besë, po i ngushtojmë  nga një here edhe na vet ata. 

   Nejse. Po më duket pak herë me i zbulua planet e mia. Por, e kam një dyshim te votat. Po e pyes veten, athua do të më votojnë miqtë, familjarët, vendasit?!

   Une besoj që po. E ju çka po mendoni, po apo jo?! Jo, jo edhe ju mbane sekret se larg janë zgjedhjet. Shihemi pas zgjedhjeve me rezultate konkrete sikur edhe të atyreve që u kandiduan para meje.