Tamikio L. Dooley - Cikël poetik (shqipëroi Angela Kosta)

Tamikio L. Dooley - Cikël poetik (shqipëroi Angela Kosta)
POETJA TAMIKIO L. DOOLEY ME VARGJET E SAJ NË GJUHËN SHQIPE
 
 
Sot sjellim për lexuesit e Revistës Prestigjioze Ndërkombëtare Orfeu.al vargjet e mrekullueshme të poetes dhe shkrimtares së njohur amerikane Tamikio L. Dooley.

Tamikio L. Dooley (SHBA) është shkrimtare mjaft e njohur e vlerësuar me shumë çmime Kombëtare dhe Ndërkombëtare. Ajo ka shkruar mbi 100 tekste dhe deri tani ka publikuar 86 libra. Dooley ka shkruar libra mithoplazi krimesh, triller misteresh, fantazi, western, libra historik, romane, personazhe apikalitikë dhe të jashtënatyrshëm, etjer...
Në kohën e saj të lirë ajo shkruan tregime, poezi, artikuj, esse, libra mbi shëndetin, tekste për fëmijë, realizon kalendarë, revista, libra të frymëzuar nga qytetërimi dhe historia.
Tamikio është botuar në: Ukiyoti Publishing Litteratura, Litteratura në Paris, Internatur Humanity Magazinë, Ceativ Ingenuity Magazine, Kidliomag the Connections.
Ajo ka marrë çmime e çertifikata vlerësimi për tregime, artikuj, esse dhe poezitë e saj janë publikuar në Ukijyoto Publishing Anthologies, Bard's Day Key Anthology dhe Multinational Pen Soldiers Poetry Anthology.
Tamikio L. Dooley u vlerësua me Çmim Nderi si shkrimtarja më e mirë e temave të krimeve në shtator (2016). Asaj iu dha gjithashtu Çmimi World Literary Award (2022),  e National Poetry Stage Bangladesh Awardb (2023), International Peace Award, Çertifikatë nga Hyperpoem Book (libër me poezi në të cilin botojnë 1692 poetë nga e gjithë bota). Ajo ka marrë Çmimin dytë (2023) "Zhen Nian Cup, National Litterature", Çmimin e Udhëheqjes më të mirë (2023) dhe Çmimin e Parë të Trofesë së Kristaltë në kategorinë e krimit si edhe mjaft çmime të tjera. Dooley është Antare e Organizatës International Culture Day dhe Culture for Peace, Sekretare e Çështjeve Ndërkombëtare, i World Wide Witers Association dhe The Dream and Equality Organization. Tamikio është gjithashtu kritike letrare.

Në vargjet e saj autorja Tamikio harmonizon dhe gërsheton me mjeshtëri ndërthurjet e vargjeve të cilat na shpien në sfondin e tablos ku dizenjohen artistikisht me përsosmëri situatat e jetës së përditshme. Fare natyrshëm rrëmbehemi nga melodia e tingujve të këngës në zemër, teksa përqafojmë shtjellimin e gjendjes fizike dhe psikollogjike, ndjenjave, ndërgjegjes sonë të cilën poetja e derdh fare lirshëm dhe me optimizëm me penën e saj në faqe, alegori dhe retorikë mjaft e pasur kjo, që simbolizon vazhdimësinë e së nesërmes. Autorja zotëron mjaft me përpikmëri "vallëzimin" do ta quaja të vargjeve që na bëjnë edhe ne të arrijmë të dëgjojmë tingujt e melodisë,  metaforë treguese drejt të ardhmes, pa trishtim, pa lodhje, në relaksim e sipër "dhe sërish rifilloni" këshillon autorja. Aspektet e jetës përshkruhen mjaft rrjedhshëm nëpër vargje, dhe çdo rresht na shpie sërish në tablonë e jetës. Tepër e goditur figura alegorike e shiut me lotin, simbioz dykrahësh në paraqitjen e mallit, nostalgjisë dhe dhimbjes, për dikë që e kemi dashur shumë. Ulur diku në një klub duke pirë dhe shijuar kafenë, ashtu sikurse pothuajse në të gjitha poezitë, poetja e shpie lexuesin të rigjendet protagonist i këtyre vargjeve, ku mendimi, synimi, ndjenjat e mirëfillta, mbesin në kujtesë dhe pranohen nga kushdo. E mrekullueshme lirika e borës, atmosfera e një dite dimri, gështenjat që piqen në oxhak, ngrohtësia e zjarrit bubulak, dëbora që bie papushim fjollë - fjollë, pikturohet nga autorja me penelin e saj brilant me mjaft lehtësi. Një nga dukuritë që vihet re në vargje, është shpirtëzimi i autores me vetveten dhe të tjerët. Dhe ky është synimi primar i saj: të japë sa më shumë mesazhe për jetën e bukur  e cila personifikohet në tingujt e zemrës, mesazh dashurie ndaj vetvetes duke na ftuar të gjithëve si lexues të shplodhemi sa më shumë, në çdo rast që të mundemi, por pa u ndalur gjithësesi kurrë, sepse duhet të rifillojmë sërish çdo gjë nga e para. Nëpërmjet vargjeve autorja jep gjithashtu mesazhin e madh ndaj Paqes dhe Njerëzimit. Jeta na paraqet shumë sfida, shkruan autorja por me këmbëngulje dhe vendosmëri duhet t'i përballojmë ato. Këtu na shfaqet vetë autorja, me karakterin e veçantë dhe unik të saj: grua e fortë e cila sfidon kohërat dhe brezat, e vendosur të mposhtë stuhitë e jetës, luftëtare të kapërcejë çdo vështirësi, optimiste ta dashurojë dhe ta gëzojë deri në fund jetën, femër aktive që të bëhet pjesë dhe të japë çdo çast  kontributin e saj ndaj Paqes dhe Njerëzimit. Tamikio L. Dooley e përdor mjeshtërisht penën e saj brilante në sfondin e tablosë së jetës.
..............................................................

NDJENJAT

Ndjenjat janë pak sentimentale
S'do të thoja se ndjenjat janë trishtim apo mëshirë
Më tepër, them se janë diçka e përzjerë
si diçka më të forta se trishtimi i pamposhtur.
Teoria s'do ta mundte
më shumë se një penel mbi faqe letre
Ose ndoshta një puthje e ëmbël nën mjekër,
apo një e prekur e lehtë mbi sup.
Ç'mund të jetë vallë?
Do të mund ta shuante trysninë e fortë nga trishtimi?
Dashuro penelin në faqe,
puthjen nën mjekër,
rrahjen e lehtë mbi sup!

NDOSHTA...

Ndoshta çdo bekim
ka trajta e forma të ndryshme
aty ku mbërrin koha e ripëtëritjes,
ndaj relaksohu, udhëto...
ndoshta erdhi koha për shplodhje.
Në vend të ripërtëritjes pusho në çdo rast...
Për ngjarjet më të rëndësishme të ditës
vjen ora e ngadhnjimit.
Trazo diçka brenda saj...
qoftë edhe të vetmin bekim.
Erdhi koha për shplodhje...
Në vend të ripërtëritjes
relaksohu... udhëto,
e prapë rifillo!

PAQJA DHE NJERËZIMI

Në një botë ku njerëzimi po sfidohet,
forcat tona të brendshme shpesh na vënë në provë.
Por nga mësimet,
përpjekjet dhe këmbëngulja jonë
përforcojmë mbijetesën tonë.
Vendosmëria zhbllokon portat
vepra artistike që mishërojnë vlerën e njerëzimit,
Si komb,
Ne zbulojmë fatin tonë
duke u mbajtur fort pas njëri - tjetrit.
Në kërkim të virtytit dhe mendjemprehtësisë
Qëllimi ynë është të gjejmë paqen.
Parzmoren e bukurisë njerëzore
që zbukuron Nderin.
Të gjithë le të bashkohemi
dhe të krijojmë veç Paqe.

NË ZEMËR TINGUJT E KËNGËS

Në zemër, tingujt e këngës
Meloditë e ëmbla luajnë në shpirt
Rrahjet e zemrës bëjnë muzikën simbolike
Nga një këngë dhe një kërcim
Në zemër, tingujt e këngës dëgjoni!
Muzikën e një melodie të ëmbël e të vyer
Buzët pëshpëritin tekstet!
Ne i dimë fjalët…
Në zemër tingujt e këngës
Na bëjmë të përkundemi,
sepse muzika na rrëmben shpirtin
duke na ngjitur diku lart përmbi re.
Në zemër, tingujt e këngës
vet Qielli i dëgjon ëmbël
e në zemër vazhdon kënga.

TINGUJT E PIKAVE TË SHIUT NË KAFENE

Herët atë mëngjes isha në kafene.
Zhurmat e pikave të shiut
spërkatnin dritaren
plot njerëz u mbush dyqani...
Dhe pashë fytyrën e saj të mrekullueshme.
Me një pikë shiu që i ngjante një loti.
Vetëm një lot, vetëm një lot
I përhumbur në kujtimet e rinisë sime
pikë e akullt e artë që më preku.
Kur kafenë time shijova
shija ma shpërndau trishtimin.
edhe pse pika e shiut
nuk ishte gjë tjetër veçse një lot.
Një lot kisha që më rridhte pranë.

BORA ËSHTË NJË FESTË E BUKUR

Gështenja të pjekura në zjarr 
Nga dritarja shfaqen fjolla dëbore
që flok - flok  bien jashtë.
Bien dendur papushim
Gëzimi i festës mbulohet
me tapetin e bardhësisë si kristal!
Dhe ngrohtësia nga oxhaku,
Aroma e biskotave me xhenxhefil
përhapen në kuzhinë.
Vazhdojnë të bien flokët e borës
fjollë - fjollë papushim
dizenjim i festës perfekte.
 
Përktheu dhe përgatiti Angela Kosta shkrimtare, poete, eseiste, gazetare dhe bashkëpunëtore në Stafin e Revistës Orfeu dhe faqes web Orfeu.al
 
Pozitë e poetes do të botohen edhe në Revistëv ORFEU
Redaksia