Dodona Qose - Cikël me poezi

Dodona Qose - Cikël me poezi
CIKËL ME POEZI
 
Dodona Shefki Qose lindur në Selenicë, Kolonjë, Ersekë, Kryer dy shkolla të mesme, agronomi dhe konfeksione. Qysh në fëmijëri delli i krijimtarisë më ngacmonte qenësinë. Kam qënë nxënëse e nivelit përmbi mesataren, provimet e parapjekurisë: matematikë dhe gjuhë-letërsi u vulosën me notën maksimale dhjetë (10). Falë sistemit totalitar i përkas kastës se shkollimi është "molla e ndalueme", por kjo nuk mundi të frenonte vijushmërinë në kultivimin e kulturës krijuese. Talenti lind qysh me zanafillën, falë këmbënguljes, vullnetit dhe përkushtueshmërisë individi autodidaktohet, e pra investimi krijues përkon në tre fusha ku lëvroj krijimtarinë time: kreativitet, poezi dhe muzikë. Janë tre komponent, që më frymëzojnë vijushmërinë jetike. Jam pjesëmarrëse në antologji të ndryshme, në gazeta dhe revista, kam botuar librin me poezi TRE shtëpia botuese EMAL. Fal internetit, në google dhe youtube kam mjaft informacion rreth veprimtarisë krijuese dhe kreative. Sipas mendimit tim poezia është shkallarja e shpirtit drejt universit, shpirti dhe universi janë binomët që rëfejnë udhën e qumshtit, po udha e qumshtit ekziston, por kjo do t'arihet, kur njerëzimi të ndërgjegjësohet, kur kodi jetik të jetë primar në kultin e krijimit të familjes. Poezia është një nga shinat e rrugëtimit hyjnor, rrugëtim që për bazë mbart fjalën, fjala që ninullohet!
..........................................................................

,,,të vjedhësh mendimin e tjetrit,
vallë ç'ndjesi të fal,
kjo gjë shpesh më mërzit,
por jam e pafuqishme t'i them: ndal,
ndal, ndal more ndal vërtet,
me të vjedhur, nuk bëhesh poet,
ah, ah, ah, se harova,
por edhe vargu i rimuar të vret,
po, ç'po them, ç'po them kaq lehtë,
vërtet o miqtë e mij,
as vargu rimuar, s'të bën poet,
po ç'është poezia,
poezia të bën mbret,
aty ku vargu shtrohet,
dhe ndërgjegjen thëret,
thërret, e bën muzë,
fjala q'mbart renën,
të djeg, të përvëlon si shpuzë,
kam njohur të tillë poet,
janë për aventurë,
në shpirt të mjerë,
nuk u vë faj, u riten nën diktaturë,
epshet i kanë bërë të sëmurë,
njoh të tillë poet,
njoh shumë,
jeta e tyre, krejt plagjiaturë,
thjesht ti rini mos bjer preh e mendimit,
jeto, jetën tënde pa kurrëfarë tundimi,
dipllomën mos e tund, si letër pavlerë,
jepi rëndësi shpirtit, me të udhëton përherë,
ngjiti shkallaret e jetës një e nga një,
kolotumba mos kërko karjerë,
se vjen një çast dhe shkëlqimi fytyrën ta çjer',
kujdes, poezia është e vetmja shkollë,
ku s'lipset dipllomë,
diplloma je ti dhe vetëm ti,
ndërto jetën ngadalë,
të ndjesh dashuri,
ta ndjesh fjalën,
ta shprehësh në poezi,
poezia është e vetmja shoqëri,
duaje poezinë,
të ndjehesh njeri,
çdokush është,
një poezi,,,
..........................................................................

,,,të vegjlit dhe fjala,
në ç'marrëdhënie janë vallë,
kur imitojnë të riturit,
rrallë takohen,
eh sa rrallë,
fjala dhe vegjëlia,
rijnë gjithmonë bashkë,
çdokush ndjehet pak para fjalës,
fjala është asht,
sa bukur e kanë thënë:
"gjuha kocka s'ka, po kocka thyen",
në sa e sa breza do kalojnë,
aty, n'buzë të fjalës ngjyen,
një uratë të marrësh nga fjala,
është si ujë burimi q'grryen,
gjithkund, të prin e mbara,
fjala e matur s'të fyen,
të vegjlit, mësojnë fjalën më përpara,
është fjala ajo, që n'jetë vyen,
të vegjlit dhe fjala,
kurrë s'janë të përndara,,,
04:52/22/10/2022
,,, ndonjëherë më ngatërohet mendimi,
kur nis të shkruaj, për politikë,
bëhet i papërballueshëm tundimi,
dhe truri mban mendjen, mos ikë,
pale nga do shkojë të livadhisë,
politika është djalli dhe rena bashkë,
të nxjerin themelin e shtëpisë,
politika ka qënë e mbetet, problem i lashtë,
është hilja e dredhërimit, n'udhët e risisë,
besoj, po i vjen fundi, ZOTI, PERËNDIA, në dhashtë,
t'i presë udhën ligësisë,
politika, ky problem jetik, i pamastë,
iu përveshtë punës së ndërgjegjësisë,
me fjalën, me frymën, me asht',
ky virtyt, që ndjen udhët e mirësisë,
udhët ndërtuar me art,,,
..........................................................................

,,,ndjenja,
të kam shprehur ndjenjën time,
dua të shpreh ndjenjën time,
eh moj fjalë, 
moj martire e ndjenjës,
të shprehësh ndjenjën,
ah moj ndjenjë,
dua t'i themi nja dy fjalë,
moj ndjenjë,
a del ndonjëherë në pazar,
po kjo pyetjet si të erdhi,
e moj ndjenjë po të pyes,
a del në pazar,
po, përse të dal në pazar,
hë nde,
s'më kishte shkuar në mendje,
përse ndjenja të dalë në pazar,
ndjenja është si drita e diellit,
a del dielli në pazar,
pazari fillon kur del drita e diellit,
eh ç'më fute moj ndjenjë nëpër labirinthe,
dhe ti kumton,
kumton gjithçka që mund të mendoj,
gjithçkaja vërtitet gjithkund,
e, po çove ndjenjën gjithandej,
e sigurtë është,
q'e ke humb,
ndjenja është frymë,
frymë që tund,
ndjenjë të respektoj,
pa ty nuk mund,,,