Cikël me poezi nga Panajot Boli

Cikël me poezi nga  Panajot  Boli
PËR LIMONIN E VOGËL KAM MERAK
 
Ma tremben rrufetë limonin e vogël që mbolla
Retë i hodhem borë e s’paten një çikë meshirë
Pranë e saj  mëma ka hapur krejt krahët e gjera
Ta mbroj nga era,mos ftohet nga lloha e ngrirë
 
Merakun ia kam, e shpesh aty më gjen mengjesi
Më sembon shpirti kur njomëzakja dridhet në erë
E mbeshtjellë me një cohë mos më ftohet natën
Embël i them:-Duro pak,sa të vije e mira pranverë
 
PËRGJUMJE PRANË OXHAKUT
 
I zgjas duart e akulltë oxhakut të m’i ngroh
Zemrën bujare më hap e nga gazi bubullon
Prushi këmbëkryq rri i heshtur e i mënduar
Herë,herë ndez pishtare e më mua kuvendon
 
Si miq të vjetër shikojmë njerin-tjetrin në sy
Biseda është e ëmbël me gjuhët flakë ledhatim
Nga xhami që dridhet kthen kokën e shkel synë
-Lere lanetin,i pashpirt është,me helm e thellim
 
Me batanie të ngrohtë me mbulon krah e gjoks
M’i puth sytë e m’i përkund lehtë në endërrim
Gjyshi shfaqet, brymëmbuluar e me një kercu
-Qasuni te oxhaku,kiamet i madh me cingërimë
 
Në gjoksin e oxhakut përgjumja më e ëmbël
Ca xixa më zgjojnë, si xixellonja ngjyrëflori
Zëra,të qeshura mes deborës me çanta shkolle
Dhe unë që rend t’u dal përpara nxënësve të mi
 
E more oxhak,ç’më kujtove sonte në dremitje
Nxënësit e mi që ngrinin një njeri në bardhësi
Në ski rreshqisnin me endrrat dhe thurrnin diej
Që shkrinin akuj e thellime e s’mëndonin për ty
 
MBREMË...
 
Mbremë,
Era ndiqte ujqërit e marrosur nëpër borë
Ujqerit kafshonin borën
Dhe ulerinin të dy
 
Mbremë ,
Hëna ishte strukur në një qoshe të qiellit
Qielli e ngroh me frymën e tij
Dhe heshtin të dy
 
Mbremë,
Duart zgjaste ajo,të ngrohej pas endrrës
Endrra kishte lotë në sy
Dhe ofshanin të dy
 
Mbremë,
Era dhe ujqerit ulerinin të dehur mes borës
Hëna dhe qielli akull të ngrirë
Dhe endrra,farë e pambirë
 
MOS MË NGACMO PLAGËN
 
Brengën që më djeg e shuaj me ca gota verë
Kurajo t’i jap vetes dhe shpirtit t’i vë sinore
Me shtjegulla tymi duhani të  thaj një plagë
Ta mpijë dhimbjen e shurdhët,të zë pak kore
 
Kokën e renduar po e ftoh te xhami i dritarës
Gishtin e vë mbi avull që të shkruaj një fjalë
Te gërma e funfit ngec,si akrerpi i thyer i orës
Grindem me terrin e natës për hënën e pa dalë
 
Ti erdhe që të luash me dashurinë një natë vere
Të dehesh mes puthjesh dhe hëna të hedh valle
Harrove që ka stinë të tjera dhe dimri të trembi
Ike mjegullës,hape një plagë,një dhimbje ngjalle
 
Pas mjegullës renda ,në një shteg  të të zë pritë
Ti ike,më humbe,le dashurinë e brishtë lehonë
Ndofta një ditë behësh pishman e më kthehesh
Të lutem mos ngacmo plagën.Është tepër vonë.
 
MOS VALLË?
 
Vrapoj pas diellit,por ai kapërceu detin
E përshëndes me dorë,paçka se jam larg
Më buzëqesh e kaltërsinë puth në buzë
Që skuqet nga turpi e bëhet e kuqe flakë
 
Një puthje...si vetetiu keshtu.. flakërim?
Rend pas diellit ta pyes me përgjerim
 
Nuk e arrita diellin bashkë të rrinim ca
Natën do ta gdhij ta pres deri në mëngjes
Ta pyes: Pse u skuq kaltërsia nga puthja
Mos është afshi i dashurisë që zjarr ndez?