ARTISTJA DHE POETESHA STELIANA NATASCIA PARAQET EKSPOZITËN E SAJ TË PARË NË CITTÀ DELLA PIEVE (PERUGIA)
Città della Pieve, qytet mesjetar përrallor, i vendosur në një fshat mikpritës dhe të pastër, është një oaz emocionesh, arti dhe mirëqenieje ku mund të rizbulosh sharmin dhe aromën e jetës autentike dhe të vërtetë të së kaluarës.
Një qytet me cilësi të madhe arkitekturore, në të cilin dallohet Palazzo della Corgna - Pallati i Corngas. Ky qytet ofron gjithashtu një trashëgimi të rëndësishme artistike, falë pranisë mes banorëve të saj të një artisti të madh të Rilindjes. Në fakt, pikërisht këtu, rreth vitit 1450 lindi Pietro Vannucci, piktori i famshëm i quajtur gjithashtu në Firence "Perugino".
Në këtë kontekst përrallor më 30 qershor u përurua ekspozita personale e piktores dhe poetes Steliana Natascia, pikërisht në Pallatin Corgna: NGJYRAT TAKOJNË FJALËT, i cili është pjesë e një projekti të zhvilluar së bashku me poetin Marco Fabio, ku çdo poezi shoqërohet me një imazh të pikturës.
"Falenderoj të gjithë miqtë e mi që bënë të mundur realizimin e këtij eventi", thotë artistja Steliana e në veçanti:
- Kryetarin e Bashkisë së Città della Pieve Fausto Risini për fjalimin e tij në hapjen e përurimit të ekspozitës;
- Kuratorin, kritikun dhe historianin e artit Andrea Baffoni për paraqitjen e bukur të veprës së pikturave të mia;
- Mjeshtërin Gianfranco Gobbini për profesionalizmin e tij të madh;
- Poetin Marco Fabio për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tij;
- Bibliotekën Komunale të Città della Pieve;
- Menaxherin dhe organizatorin Marco Possieri;
- Këshilltarin e Kulturës Luca Marchigiani,
si dhe të gjithë njerëzit të cilët bënë të mundur që kjo ekspozitë të jetë madhështore dhe e sukseseshme".
Qëllimi i kësaj ekspozite është të demonstroj që ngjyrat ngjyrosin emocionet, sepse ndonjëherë fjalët nuk mjaftojnë kështu që nevojiten ngjyrat, format dhe emocionet, duke u përpjekur kudo për të krijuar një mjedis ku ngjyrat dhe fjalët përgjigjen në një simbiozë perfekte me njëra - tjetrën.
Më 18 korrik do të prezantohet libri "Si ta shpjegoj shpirtin" i Marco Fabios, me të cilin poeti do të mbyllë rrethin ku ngjyrat takojnë fjalët. Kjo do të jetë një ekspozitë udhëtimi që synon të promovojë bukurinë e ngjyrave, të cilat mbështjellin jo vetëm fjalët, por të bëhen edhe shprehi e ndjeshmërisë për të rinjtë dhe brezin e ardhshëm.
Kritiku dhe historiani i artit Andrea Baffoni bëri një pasqyrim të kujdesshëm dhe të përpiktë të ekspozitës, duke amplifikuar me diskutimin dhe kritikën e tij artistiko-analitike vizionin e botës, të ideve si dhe personalitetin e piktores Steliana Natashia. Kritiku flet për artisten si personi që heton thellësitë e shpirtit, duke ruajtur në veprat e saj një ekuilibër themelor kompozicional, të zotëruar mjaft mirë me shije dhe harmoni.
Vizitorët mund ta admirojnë ekspozitën e artistes Steliana Natascia deri më 30 korrik 2024.
...................................................................
Përgatiti dhe përktheu Angela Kosta Akademike, Drejtore e revistës fizike MIRIADE, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese
L'ARTISTA E POETESSA STELIANA NATASCIA ALLA SUA PRIMA MOSTRA A CITTÀ DELLA PIEVE (PERUGIA)
Cittadina medievale da favola, Città della Pieve immersa in una campagna generosa e incontaminata è un’oasi di emozioni, arte e benessere in cui si può riscoprire il fascino e il sapore della vita autentica e genuina di una volta.
Centro abitato di grande qualità architettonica, nel quale spicca Palazzo della Corgna. Offre anche un importante patrimonio artistico, grazie alla presenza tra i suoi abitanti di un grande artista rinascimentale. Proprio qui, infatti, nacque intorno al 1450 Pietro Vannucci, il celebre pittore soprannominato a Firenze “Perugino”.
In questo conteso da favola in 30 di giugno e stata inaugurata la mostra personale della pittrice e poetessa Steliana Natascia, proprio nel magnifico palazzo della Corgna: I COLORI INCONTRANO LE PAROLE, che fa parte da un progetto elaborato insieme al poeta Marco Fabio, dove ad ogni poesia è affiancata un immagine del quadro.
"Ringrazio per tutto ciò, tutte le persone che hanno reso possibile questo evento, - dice l'artista Steliana.
- Il Sindaco di Città della Pieve Fausto Risini per il suo intervento all’apertura della inaugurazione della mostra
- Il Curatore, Critico e Storico dell'arte Andrea Baffoni per la bella presentazione del lavoro degli miei quadri
- Il Maestro Gianfranco Gobbini per la sua grande professionalità
- Il poeta Marco Fabio per il suo sostegno e collaborazione,
- La Biblioteca comunale di Città della Pieve
- Il responsabile e organizatore Marco Possieri
- L'Assessore alla cultura Luca Marchigiani
nonchè tutte le persone di cui hanno reso magnifico questo evento facendolo diventare un successo.
Lo scopo di questa mostra è di dimostrare che i colori tingono le emozioni, poiché a volte le parole non bastano perciò servono i colori, le forme e le emozioni, cercando ovunque di creare un ambiente dove i colori e le parole rispondono in una perfetta simbiosi uno con l'altra.
Il 18 luglio verrà presentato il libro di Marco Fabio "Come ti spiego l’animo", di cui il poeta chiuderà il cerchio dove i colori incontrano proprio le parole. Ciò diventerà una mostra itinerante che ha come scopo promuovere la bellezza dei colori che avvolgono le parole e diventano un’espressione di sensibilità per i giovani e la futura generazione.
Il critico e storico dell'arte Andrea Baffoni ha fatto una riflessione attenta e puntuale della mostra, amplificando con il suo discorso artistico - analitico la visione del mondo, delle idee e la personalità della pittrice Steliana Natascia. Il critico parla dell'artista come la persona che indaga nel profondo dell'anima, mantenendo nelle sue opere un fondamentale equilibrio compositivo, ben padroneggiato con gusto e armonia.
I visitatori possono ammirare la mostra che durerà fino al 30 luglio 2024.
Da Angela Kosta Direttore Esecutivo della Rivista MIRIADE Accademica, giornalista, poetessa, saggista, editore, critica letteraria, redattrice, traduttrice