Song Jaihak (Përktheu: Angela Kosta)

Song Jaihak (Përktheu: Angela Kosta)
ANGELA KOSTA SHQIPËRON VARGJET E POETIT KOREAN SONG JAIHAK 
 
Poeti Song Jaihak (宋ン學), lindur në Yeongcheon (永川), në Korenë e Jugut, në vitin 1955, e kaloi fëmijërinë e tij pranë Pohangut dhe lumit Geumho. Pas diplomimit në Universitetin Kombëtar Kyungpook (慶ン學校) në vitin 1982, ai filloi punë si dentist. Si poet debutimin e parë e bëri në vitin 1986 nëpërmjet Letërsisë Botërore (世界ン學).
Përmbledhjet e njohura të poezive të tij, përfshijnë: Poezi akulli (1988), Shtëpia Salesiane (1992), Beteja kundër dritës blu (1994), Kujtime (2001 e 2016) dhe Mëngjesi propozoi një martesë (2022)
 
TEKSA HËNA LËVIZ 
 
"Hënës" kokën ia preu bisha, 
duke ia përplasur përpara.
Hëna lëviz!
Hija e aguliçes së mbrëmjes 
nga dhimbjet fantazmë vuan 
deri sa plot me mish të përmbushet.
 
Kur hëna fort lëviz 
edhe majat e dallgëve përpiqen të arrijnë kulmin e dhimbjes së saj.
 
Mbrëmja e detit të çjerrë shtresën e hënës përpiqet
të gjitha fshehtësitë e ujit përhap
sipër yjësisë që llambën ndriçuese të një varke të vogël peshkimi lidh
ndërsa korteu i patave që hënës në ndihmë i vinte, një stinë më parë është larguar.
 
Ende nuk ka imazhe zogjsh në sipërfaqen e hënës
për zbarkimin e një zogu, vetë pemët lëkurën zhvishnin.
Hëna përsëri lëviz...
në distancën e rrethit të patave.
 
Përktheu: Angela Kosta Drejtore Ekzekutive e revistës fizike MIRIADE, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese