Maria Teresa Liuzzo - Cikël poetik (shqipëroi Irma Kurti)

Maria Teresa Liuzzo - Cikël poetik (shqipëroi Irma Kurti)
Poezi nga Maria Teresa Liuzzo (shqipëroi Irma Kurti)
 
NËSE TË VËSHTROJ DUKE FJETUR,
 
brenda qepallave
hamendësoj ëndrrat e tua
dhe ndjej
një puthje të ngrohtë
në buzë.
 
NESËR DO TË JETË PRILL.
 
Orët rrjedhin si perla,
nga zbrazëtia e frymëmarrjes
ngrihet një melodi.
Gjithçka shndërrohet në kujtesë:
unë vëzhgoj natën
atë bukuri të zhveshur
në pasqyrë.
 
ZËRA TË LARGËT
 
si lule hijesh
në venat e kristalta,
në puthjen e heshtur
të trupave zvarrë tërhequr.
 
MARIA TERESA LIUZZO
Poezi të shkëputura nga libri: “Nata vallëzon në bebëzat e tua”.
Përktheu nga italishtja: IRMA KURTI