Blerta Basha - Cikël poetik

Blerta Basha - Cikël poetik
CIKËL POETIK NGA BLERTA BASHA

DASHURIA

Të dua
fjala e parë e dashurisë,
Që tek unë erdhe aq ëmbël,
Sado vitet ikin radhë,
në zemër të kam qëndisur...

Sa natyrshëm erdhe,
Më dhe dritë në shpirt,
Më lumturove vitet,
M’i mbushe plot ditët..

Unë të dua njësoj,
Dashuria nuk njeh moshë,
Ti je buzëqeshja e shpirtit,
Pa ty s'mund të jetoj...

Dhe loti kur pikonte,
Ndonjëherë nga dashuria,
Ishte aq i bukur,
Mi merrte mend e mia...

Loti i dashurisë,
Ishte lot i ëmbël,
Rrënjët i kish nga shpirti,
Dhe rrugën e kish në zemër

S'pikonte loti kot,
Loti i dashurisë
Ai ndjente, dyert e zemrës,
Që hapeshin lirisht.

DASHURI PRINDËRORE

Sa dashuri janë prindërit
Prindërit që na rritën
Na dhanë edukatën
Na ndriçuan ditët
Ditë na e bën natën...

Janë qiell lumturie,
Janë yjet e qiellit,
Janë diell rreze artë,
Që na ngrohin shpirtin ,
Ditë edhe natë.

Janë si hëna e bardhë,
Janë si ylberi me ngjyra,
Të bukura, plot e plot
Janë vala e detit,
Që na japin forcë!

Prindërit janë vetë jeta,
Janë vet durimi,
Janë vet dashuria,
Ju bëftë jeta një mijë,
Nga të gjitha uratat e mia...

Eh.. na rritën me sakrifica...
Kur dhe varfëria, ish e madhe,
Por kurrë s'i mundi dot...
Ajo dashuria prindërore,
Kalonte dete dhe oqeane...

Sa dua të jem pran jush,
Malli më ka përvëluar,
Por çdo ditë edhe çdo natë,
Mos t'iu lija një sekondë
Lot nga sytë e juaj të dalë.

Sa kushton një pikë lot i juaj
Nuk kushton asgjë në jetë...
Në gjithë këtë botë
Se ju jeni gjithë bota ime,
Pa ju s'mundem të jetoj dot!


E BEKUAR

Më kujtohet shumë vite më parë
Kur u bëra nënë për herë të parë
Çfarë mrekullie ka qen atë ditë
Qielli bashkë me yjet poshtë kishin zbrit,
S'kish ndjenjë më të bukur,
Kur në duar mora një dhuratë,
Një engjëll një djalë një dashuri vërtet,
Një thesar përjetë.
Më kujtohen ato duart e vogla, të njoma,
Që vinin era mirë...
Më ledhatonin ngadalë
Si një flutur kur hap krahët mbi petale.
E çfarë mrekullie më dha emrin nënë
Një engjëll i vogël, një engjëll i njomë
Ylli më i bukur që qielli kish,
E solli tek unë me plot dashuri,
Me qumështin e gjirit e rrita,
Si qengji i vogël që pi tek nëna vet,
E kam dritën e syve të mi,
E kam një thesar të vërtetë.
       
E BEKUAR NGA ZOTI

Emri nënë m'u dyfishua me një princeshë
Çfarë mrekullie zemra sa një det plot.
Çdo gjë atë ditë ishte e bukur,
Yjet lart në qiell kishin shtuar ndriçimin,
Hëna ledhatonte të gjithë botën
Me bardhësinë e saj,
Sa m'u mbush shpirti nga princesha
Nga engjëlli që me ato buzët e vogla
Dhe dy duart e arta,
Më përkëdhelte në kraharorin tim,
Dhe ndjeja fytyrën e një engjëlli në gji,
Që kërkonte të pinte tek nëna e vet.
Nëna është një dhe veç një në jetë.
  Sa më lumturonte princeshë,
  Çdo ditë e kisha të bekuar,
  Ndjehesha një nënë kaq e lumtur,
  Sa shumë zotin e kisha falënderuar.
  Sa bukur kur i vishja fustane,
  E merrja në krahë e shëtisja anë e mbanë
  Gjë më të bukur s'kish.
  Ajo buzëqeshte, gëzonte,
  Dhe me ato dy duart e vogla të njoma,
  Ma kapte fytyrën e ma ledhatonte...
  Pa engjëj s'ka jetë,
  Pa engjëj çdo gjë duket e kotë,
  Pa engjëj s'ka kuptim,
  Pa engjëj je i vetmuar.
  Zot të falënderoj kaq shumë,
  Që jetën me dy engjëj ma ke bekuar!
           
     
NËNA

Në krahët e tua nënë
Ndjej dashuri gjithmonë
Dashuri nëne vërtetë
Që t'i mbush ditët me jetë.

Sa mirë është afër me ty
Më mbushet kjo zemër plot
Më shkëlqejnë këta dy sy
Se ti je më e mira në botë...

S'ka si nëna në këtë jetë
Të jep frymë nga fryma e vet
Të jep dritë e dashuri
Të lumturon në pafundësi...

Sa e mira je moj nënë
Sa e ëmbël dhe sa hyjnore
Këtë shpirt më lumturon
Moj nënë e dashur engjëllore

Nëse qielli do të bëhej letër
Do merrja penën të shkruaj
Emrin tënd moj e mira nënë
Se ti të gjitha i meriton.

Sytë e mi ndrijnë çdo ditë
Se kanë nënën si dritë
Kanë gjithë botën para syve
Kanë qiellin plot me yje...

NËNA IME SA MALL!

Sa më kish marrë malli për ty nënë
djeg kjo zemra ime për ty nënë
vështirë nënë në emigrim, shumë larg,
se mungon ti o dashuri e rrallë...

Ti je drita e shpirtit tim çdo çast nënë
sa mirë që ndjehem këtu pranë me ty,
ikin këto ditët plot gëzim, plot lumturi,
pranë nënës në vendin tim në Shqipëri.

Ndjej aromën tënde nënë që kundërmon,
këtu në krahët e shpirtit tënd, të thellë,
se ti je e gjitha dashuri e vërtetë
dhe s'të zëvendëson dot asnjë në këtë jetë.

Sa herë që më ka pushtuar malli për ty nënë,
marr fletën e bardhë dhe shkruaj
shkruaj vargje me mall e dashuri,
dhe shtrëngoj fort të shtrenjtën poezi.

TAKIMI I PARË!

Sa vite kanë kaluar nga ai takim,
Dhe në zemrën time ka lën kujtim,
Kujtimi më i bukur i jetës tonë,
Që asgjë në botë se zëvendëson.

Sa e lumtur ndjehem kur kujtoj,
Fjalët e tua plot dashuri,
Atë buzëqeshje që ti më falje,
E kujtoj çdo çast me nostalgji.

Kujtoj fjalët që më thoshe,
Je jeta ime moj bukuroshe.
Ti je gjithçka që kam në jetë,
Se pa ty s'mund të jetoj vërtetë.

Sa të lumtur më bëje atëherë,
Kur flisje aq butë dhe aq ëmbël,
Gjithmonë në shpirt më gëzoje,
Kur thoshe kam nusen më t'bukur në bot!

E BEKUAR

Më kujtohet shumë vite të shkuara
Kur u bëra nënë për herë të parë,
Çfarë mrekullie ka qen atë ditë,
Qielli bashkë me yjet poshtë kishin zbrit,
S'kish ndjenjë më të bukur,
Kur në duar mora një dhuratë,
Një engjëll një djalë një dashuri të vërtetë,
Një thesar përjetë...
  Më kujtohen ato duart e vogla, të njoma,
  Që vinin erë trëndelinë
  Më ledhatonin ngadalë
  Si një flutur kur hap krahët mbi petale.
   E çfarë mrekullie më dha emrin nënë,
   Një engjëll i vogël, një engjëll i njomë,
   Ylli më i bukur që qielli kish,
   E solli tek unë me plot dashuri,
   Me qumështin e gjirit e rrita,
   E kam dritën e syve të mi,
   E kam një thesar të vërtetë.
       
    BUZËQESHJA MBYLL PLAGË

Buzëqeshja është si rreze dielli,
që na ngroh çdo ditë,
është shtim jete çdo çast,
sytë mendjen na e ndrit.

Jeta është e bukur vërtet,
ditët t'i mbushim me shpresë
ka gëzime dhe hidhërime,
por buzëqeshja është forca ime.

Aty gjej forcën e shpirtit,
dhe kur më kap ndonjë trishtim,
ajo vjen aq magjishëm,
ma qetëson këtë shpirtin tim

Me buzëqeshje e shkruaj këtë varg
dhe plot dashuri në shpirt,
nëse trishtimi papritmas më kap,
shtrëngoj fort të dashurën poezi.


Përgatiti dhe redaktoi Angela Kosta shkrimtare, poete, përkthyese, eseiste, kritike letrare, Zv. Drejtore & Zv. Kryeredaktore në Albania Press dhe Kryeredaktore në gazetën Një Dritare e Re.