(Vargje të shkëputura nga poema
“Përtej qiellit të shtatë”)
MËRGIMI
Sot ka marre erë,
Për të keq po rrahë këmbona,
Është rrezik në qindra fshatra
Bosh të mbesin shkollat tona.
Pa juve
O të uruar,
Krejt më ndryshe marrim frymë,
Ju atje, Ne të vetmuar
Kemi humbur lumturinë.
Vrragë të plagës
Veç po hapen
Për çdo muaj dhimbjet përtërihen,
E n’kuvend dhe qeveri
Këto halle as që fliten.
Derdhin lot
Gjyshi e gjyshja
Vetmia ua djeg mushkëritë,
Sa një javë ju duket dita
Pa më t’dashurit që i kanë rritë.
Nuk e dijnë
Kujt t’i buzëqeshin
Si kanë nipat t’i miklojnë,
Si kanë çupëzat bukuroshe
Këngë e valle t’iu mësojnë.
T’iu tregojnë
Ndonjë përrallë
Kash e lashe, barcoleta,
Në mëngjesin e çdo dite
T’ua lidhin nga dy gërsheta.
I kanë lënë
Djepa e lodra,
Belbëzimet fëmijërore,
Kanë lënë gjyshen e vetmuar
S’ka me kë t’kapet përdore.
S’ka as gjyshi
Me kë flet
Për zogj mali, lepuj, ketra,
Gjuhë e tyre ëmbëlsire
U shëronte plagë të vjetra.
Të stresuar
Nga kohë e luftës
Veç fëmijët i qetësojnë,
Ato krisma, përjetime
Këta engjuj ua largojnë.
Tash në ëndërr
Nisin hapin
Të dalin në shëtitore,
Ta gjejnë mbesën duke lozur
Me një flutur pikalore.
Pastaj zgjohen
Të përmallshëm
Thërrasin në telefon,
Ai zërim që vjen nga larg
Ndodh më shumë i dëshpëron.
Vazhdon…