Aurora Cantini (Shqipëroi Irma Kurti)
E bukur është kjo ndjenjë,
ndoshta e pastër,
si një lule e ruaj
mes faqeve të ditarit,
e përkëdhel sikur të jetë
rreze dielli ose mëndafsh,
e thith në esencën e saj të fshehtë.
Purpur dhe dantella
ajo do të më ofrojë
për të zbukuruar
zemrën time sot.
faqet rozë që kam shkruar
për ty.
Ato duken sikur rënkojnë;
duan të çlirohen
nga nuanca e bojës
që i përdredh dhe i lodh.
Janë mbetje të varfra
ngjyrash dhe erërash,
të mjegulluara tani
në pamjet statike
të një mendimi.
mirëpresin në ndarjen e madhe
të heshtjes
qarjen time
deri në tronditjet e fundit
të rrudhave të fshehura
midis duarve tona
të ndërthurura.
Kërkomë përsëri
në vakësinë e lagësht
të vështrimeve ëndërruese
Unë dhe ti
për të rrethuar lotët
me tinguj emocionues,
të dridhshëm dhe lusporë
në duar të tejdukshme,
të gërshetuara në çdo kohë.
në tërë shtrirjen e tij,
në mantelin e natës pikon dritë.
I kthjellët është hapi,
i lehtë mendimi,
ndërsa shikimi depërton përtej
errësirës së kohës.
Rrëzohen petalet e paqes
në ditën që lind
të një të moshuari në vetmi.
Është pranverë
edhe një herë.
Kush e di për sa kohë?
Duart e rrudhura ngjyhen
me të bardhë tani,
përzihen me lot
nën pemën e qershisë.
duart e tua
që dinë të mbledhin
psherëtimat
dhe mundimet e zemrës.
kur hapin
mburojën time.
Në duart e tua të ngrohta
rigjej veten time.
thellë në shpirt
dhe një muzikë të ëmbël
në heshtjen brenda meje.
Më kot të prita
sepse ishe thjesht një ëndërr.