Elli Lagiou (poezi)

Elli Lagiou (poezi)
Elli Lagiou
 
KU NDODHESH VALLË ?

E sheh të kuqen si të kuqe,
apo është veç hije që tretet?
Fjalët ngatërrohen me kohën,
dhe të vërtetat kthehen në hijena ëndrrash.

Dashuri dhe urrejtje - ndjenja të zhveshura,
e di dhe nuk di, dua dhe nuk dua,
dhe nënvetëdija - një zë që thotë të vërtetën
por që ngatërron të rremën me interesin.

Realiteti shformohet, tretet,
bëhet ngjyrë që secili dëshiron ta shohë.
Jeta pasqyron një dëshirë të fshehtë,
dhe vështrimi yt endet, i pasigurt, i turbullt.

Çfarë mbetet nga përpjekjet tona
veç plagë dhe pyetje që nuk marrin përgjigje?
Bota sillet rreth së vërtetës -
por çfarë është e vërteta, nëse kurrë s’e kemi prekur?

Mos është e kuqja veç pasqyrë
e padijes që nuk guxojmë ta pranojmë?
Retorika me zërin e saj të pashtershëm
nuk përgjigjet, por pyet gjithmonë e më thellë.

Një zjarr që ringjallet pafund,
dhe ti mbetesh duke kërkuar çelësin -
për të dalë, për të gjetur të vërtetën,
apo për të kuptuar se ndoshta
gënjeshtra është e vetmja e vërtetë që kemi?

Ku ndodhesh vallë?
Në dyshim, apo në heshtje?
Ngjyra që sheh, a është e vërtetë?
Apo vetëm një fantazi që përpiqesh ta kuptosh?