ÇETAT KAÇAKE NË PODGUR
Gjatë Kohës së Lëvizjes kaçake në Podgur, duke përfshirë këtu edhe Vrellën e Istogut, një numër i madh i njerëzve të këtij rajoni, në shenjë pakënaqësie për gjendjen ekonomike dhe politike ngritën në kryengritje të shumta, kundër pushtuesve të huaj.
“Lëvizja Kaçake lindi si formë e rezistencës kundër pushtuesit të huaj. Me këtë emër njihet në periudhën turke në shekullin XV-XVI, e cila kishte më tepër karakter ekonomik sesa politik. Kjo lëvizje vjen duke u shtuar gjithnjë e më tepër dhe merr formën e rezistencës politike në truallin shqiptar, posaçërisht në gjysmën e dytë të shekullit XIX e bëhet më masive pas shuarjes së Lidhjes së Prizrenit. (Wikipedia.org)
Ndër çetat e shumta kaçake, që vepruan në kohën e sundimit turk dhe sern në Kosovë, ishin edhe ato të Podgurit, të cilat, po ashtu, bënë rezistencë të fortë kundër pushtuesve të huaj.
“Synimi parësor i lëvizjes ishte të bindte komunitetin ndërkombëtar për të pranuar që Kosova t'i bashkëngjitej Shqipërisë”. (Po aty, Wikipedia. org)
Çetat dhe togjet shqiptare gjatë kohës së sundimit turk dhe serb në Kosovë, kanë luajtur një rol të madh në zgjidhjen e problemeve të ndryshme kundër regjimeve të egra, në veçanti atij turk dhe serb.
“ Çetës që fillonte luftën, menjëherë i shkonin në ndihmë çetat e mbarë Podgurit , prej Rudniku deri në Pejë, siç ishin: Çeta e Vrellës, në komandën e Ali Përkiqit- Binak Përkiqit dhe Musë Tahirit nga Vrella, togu i fshatit Cerrcë, nën komandën e Sejdi Halilit , njësiti i Radacit, në krye me Jusuf Veselin, Çeta e Kërrninës, nën komandën e Reshat Ferizit, Çeta e Istogut, nën komandën e Ukë Januzit, Çeta e Tomocit, nën komandën e Cuk Xhakës, Çeta e Shushicës, nën komandën e Hysen Rexhës, Çeta e Uçës, nën komandën e Rrustem Bajramit, Çeta e Isniqit , nahija e Pejës, nën komandën e Nimon Isniqit, Çeta e Orrobërrdës, nën komandën e Ramë Bekës, etj. “ ( Dr. Sylë Dreshaj, “ Dardania- Kosova e sotme tokë ilire”, Pejë 2002, f. 249)
Çetat shqiptare të Kosovës, në veçanti ajo e Vrellës, që udhëhiqej nga Musë Tahiri dhe Binak Përkiçi, arriti t’i ketëtë pranë vetës edhe shumë trima të tjerë edhe në lidhje bashkëpunimi në radhët e Lëvizjes Kaçake, në veçanti me Çetat e Bajram Currit, tash hero i popullit.
“ Musë Tahiri qëndroi maleve, duke luftuar kundër ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe, deri në vitin 1928, kur rezistenca e Lëvizjes Kaçake ishte dobësuar tej mase. Kalon kufirin dhe vendoset në Shqipëri, ku e kishte familjen. Me pushtimin e Shqipërisë dhe një pjese të madhe të Kosovës nga Italia Fashiste , Musë Tahiri kthehet për t’u bërë zot në tokën dhe pasurinë e vetë, që ia kishin uzurpuar kolonët serbë” ( Po aty, f. 51 e 52)
Musë Tahiri nga Vrella së bashku me Çetën e Ali Përkiqit, më vonë edhe të Binak Përkiqit, drejtuan çetën e tyre njëherë kundër ushtrisë turke dhe pastaj edhe kundër xhandarmërisë dhe ushtrisë serbe, por atë kohë funksiononin edhe shumë çeta të tjera kaçake, të cilat nuk u dorëzuan asnjëherë.
Konkretisht, çeta e Binak Përkiqit dhe e Musë Tahirit u veçuan në kryengritjen shqiptare kundër Turqisë në vitin 1909- 1910, ku shpartalluan ushtrinë turke, që ishte nisur nga Peja për t’i ardhur në ndihmë ushtrisë së vet në Istog. Çetat kaçake të Podgurit, në përgjithësi, kanë marrë pjesë edhe luftë kundër ushtrisë turke gjatë vitit 1912.
“Më 9 maj 1912, në vendin e quajtur Gollopola u zhvillua një luftë e ashpër kundër ushtrisë turke, ku pos shumë ushtarëve turq, në mbrojtje të atdheut, u vranë edhe Arif Slihu, Bajram Qerimi, Ramë Tahiri nga Vrella dhe Kadri Tahiri nga Cërrca, ndërsa në Kryengritjen e madhe të Kosovës, më 31 maj- 7 qershor të vitit 1912, u vranë edhe: Kadri Qerim Maraj, Bajram Qerim Maraj Qerim Binaku, Sadik Osmani, Tahir Smajli Dakaj, e tjerë nga Vrella , kurse u plagosën : Sadri Bardh Demaj, Ramë Përkiqi Dreshaj nga Vrella, si dhe disa të tjerë nga Podguri. ” (Dr. Sylë Dreshaj, Dardania- Kosova, Tokë Ilire”, Pejë 2002, f. 354 dhe 357)
Çetat kaçake shtriheshin në tërë Kosovën. Kështu një çetë e tillë, ajo e Kolë Gojanit, që vepronte fuqishëm në Zllakuqan, në rrethin e Klinës, të Gjakovës dhe të Prizreni.
“ Çeta e Kolë Gojanit vepronte në rrethet e Klinës, të Gjakovës dhe të Prizrenit. Disa nga luftëtarët e tij ishin: Kolë Mark Paloka, nga Nagllava, Hil Ramaja, Mark Ramaja, Sef Gjidoda, Tunë Nikolla, Zef Ndoja nga Xhuxha e Shqipërisë, Mëhill Oroshi (Zymeri) etj. (Mr. Jetish Kadishani, Ndue Përlleshi trim i Dukagjinit, Prishtinë, 2009, f. 23)
“Pas ikjes së Turqisë, në vitin 1901 Kosovën e vënë para valë të reja të okupuese , sundimi serb edhe në i egër si i pari. Kolë Gojani ra në konflikt me regjimin dhe doli në mal. Formoi çetën e tij , që në atë kohë ishte në këto anë dhe ajo e Smajl Seferit dhe e Kolë Gojanit”. ( Mr. Jetish Kadishani, “ Ndue Përlleshi trim i Dukagjinit, Prishtë, 2009, f. 23 e 24).
Në nëntor të vitit 1897 u mbajt Kuvendi i Pejës në të cilën morën pjesë 500 delegatë nga të gjitha viset e Vilajetit të Kosovës, ndërsa nga Podguri morën pjesë: Hasan Bajraktari nga Radaci, Sylë Shabani- Bicaj nga Vrella, Lul Gjoci nga Tomoci dhe Syku i Haxhi Murtezit nga Shushica.
Ndërkaq, “Në Lidhjen e Pejës”, të mbajtur në vitin 1899, Podgurin ( Njësi Administrative e Turqisë, me qendër Gurrakoc) e përfaqësuan: Sylë Shaban Bicaj, Ali Vesel Gashi dhe Nimon Podrimaj”.
Rrafshi i Podgurit njihet edhe si trevë e dalluar brenda Kosovë, si pjesë përbërëse e Dukagjinit, edhe me pjesëmarrje të podgurasëve në takime dhe përkrahje të njerëzve të mëdhenj kombëtar, si: Haxhi Zekës, Hasan Prishtinës, etj. si dhe për pjesëmarrje në kryengritje dhe luftëra të ndryshme, kundër pushtuesve të ndryshëm.
Kështu, në mbrojtje të Çakorrit, në vitin 1941, marrin pjesë nga Podguri: Mulla Zekë Bërdyna, Adem Arifi dhe Ukë Dini, ndërsa disa vite më vonë, Mulla Zekë Bërdyna dënohet disa vjet me burg dhe burgun e mban në Goli- Otok, bashkë me shumë atdhetarë të tjerë shqiptarë.
Ngjarje mjaft e rëndësishme për podgurasit, në veçanti për vrellasit, është edhe rrethimi i Istogut, që ndodhi në vitin 1945, si dhe Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila u zhvillua, më 12 prill të vitit 1999, në Vrellë, për të cilat do të shkruajmë në mënyrë të veçantë