Nikollë Loka - NËN STREHË PIKON SHI

Nikollë Loka - NËN STREHË PIKON SHI
NËN STREHË PIKON SHI
 
Nën strehë pikon shi,
largohet pamja,
nga larg duket rrethi i parë,
përtej një ëndërr e vrarë,
në tokë e mbi gurë hijetine,
mbi djepa legjendash
bash në tokë Jutbine,
ishte larguar me hapa të huaj,
në oaze të thara kishte fjetur,
zgjuar fillikate, jetime,
te një dorë anonime mbështetur...
Nën strehë po e priste të djeshmen si shi,
me një veshje dimri më tepër,
mbi mure lutjesh
e pret shpëtimin të vijë,
një ëndërr jetime, e vdekur.