Vjollca Aliu - Çiltërsi dashurie

Vjollca Aliu -  Çiltërsi dashurie

Vjollca Aliu 

 

ÇILTËRSI DASHURIE

Jetën ma bën kopsht me lule
Të kam jetë-dashuri
Me përkushtimin tënd
Dashurinë ma falë si perlë-poezi.

Fjalët e radhitura bukur
Si vargu i rruazave me margaritarë
Kanë pastërtinë e shpirtit
Që s'krahasohet as me ar.

Ma mbushë shpirtin me dashuri
Siç mbushet me yje qielli
Afria jote ma ngroh shpirtin
Më shumë se në zenit kur arrin dielli.