Miftar Tërshnjaku - poezi

Miftar Tërshnjaku - poezi
MJESHTRIT TË PENËS  
 
Ky mjeshtër i rrallë
Nuk jeton nga sot
Shkrimtari prozator
Do na mungoj përmot.
 
Në vargjet e poezisë
Thuri këngët e trimërisë
Vargjet për besë e flamur
Si Kalaja gurë e mur
 
Na ngiti si komb
Na bëri krenar
Kudo që të shkonim
Me emrin shqiptar
 
Lume ne që e patëm
Simbolin e shqiptarisë
Strategun e poezisë
Si vulën e lirisë
 
Ajo rreze dielli
Sot bënë më pak dritë
Në mbarë trojet tona
Në tokën e Ilirisë
 
Atë e njohu bota
Si mjeshtër të letërsisë
Romansier i dashur
Në botën e rinisë
 
Ismajl Kadare
Fenomen i rrallë
Ishe i veçantë
Të kujtojmë me mallë!