EDHE SA PRANVERA DUHET KALUAR?
(Prof. Ukshin Hotit)
1.
Sa pranvera të bukura kaluan
E sa lulet kanë çelur në këtë stinë
Por çdo ditë ka qenë e përqafuar
Për të vërtetën për Ukën me zymtësi.
Sa shumë vera të ngrohta i kaluam
E ne të gjithë jemi fshehur nga dielli
E gjethet e pemëve kanë rënë nga degët
Në tokën e kthyer në baltë në atdhe.
Dushku nga degët e lisave ka ra në tokë
Era e fortë e ka tubuar tek guri i shpatit
Aty është bashkuar dhe është kalbur
Dheu e ka përqafuar si me shkop magjik.
Sa vite të gjata i kaluam ne duke shpresuar
Në kohë shiu e dëbore të bardhë e të ftohtë
Nëpër acaret e egra motër e mjera duke prit
E pret vëllain që po i vi nga qelia e burgut.
2.
Motra pret me vite në dhomën e kujtimit
Ajo shoqërohet më bardhësinë e hënës s’natës
Ajo me lot në sy duke qarë deri në mëngjes
Pret që të kthehet nga burgu Ukshin Hoti.
Netët i kaloi e heshtur dhe mbyllur në dhomë
Rrugë të gjata eci për të mësuar të vërtetën
Por kjo e vërtetë është mbyllur me derë hekuri
E zinxhirët ende mbeten të pa këputur për Ukën.
Edhe sa pranvera duhet për të kaluar
Për të mësuar të vërtetën për Ukshin Hotin
Me thoni ku është i mbyllur Ukshin Hoti?
Pse heshtni për të mësuar për Ukën të vërtetën.
Heshtja është bërë e gjatë e i ka kaluar koha
Durimi ka filluar të rrënoj themelet e tij
Më shumë se kurrë është koha për fjalën e vërtetë
Për dritën e jetës për Pofesor Ukshin Hotin.
Tani porta është e hapur që Uka të na vie
Hija e tij ka thyer dhe grimcuar ata gurë
Korbat e zi ne duhet t’i prangosemi që sot
Ata duhet t’i detyrojmë të na thonë të vërtetën.
Nuk ka rrugëtim pa të vërtetën për Ukën
Ai është faqe e historisë e vërteta shqiptare
Është dritë e diellit që na ngrohë neve në tokë
Me thoni ku është vërtetë Profesor Ukshin Hoti?