TRINITË E QENIES
1.
Më në fund
deti i lotëve
rrjedhi nëpër vrragat e zemrës,
nuk e dija
ku e ka shpëtimin
nëpër mungesat e lumturisë
dhembjeve të pa skaj…
2.
Dikur e kuptova
se do të zbrazja barkushet e lotëve
ndër hidhërimet
e jetës së përkohshme-
pamja nderohet sipas gjendjes,
e kënga lindë kurdoherë
edhe nëpër humbëtirat e viteve
në mes skajeve të saj…
3.
E qeshura, vaji dhe kënga
lindin e rriten në shpirtin tënd
shprehja e tyre
është brenda e jashtë vetes
në të ty diapazonet e qenies,
janë zgjidhja e parë
e plagëve të numëruara
me kalimin e ditëve…
4.
Askush nuk e kupton
trininë e qenies
sipas thikës trekëndëshe
të dënimit të demonëve-
me lot e me të qara
e ngjeshim vetminë tonë
dhunën, përjashtimin
e largimin
deri sa të sistemohen
pa vullnetin tonë
moteve të dëshpërimit!...
5.
U desh të këndoja
si këndon ai që i përlotë fjalët
deri sa të më zbardhin flokët
ta kuptoj mirë
lojën e përdalur-
me flokë e me pamje
me këngë e me shpirt
me lot e me vaje
mbyllet
përkohshmëria!...