Linda Shaqiri - AKTOR TEATRI (poezi)

Linda Shaqiri - AKTOR TEATRI (poezi)
AKTOR TEATRI
 
Ne jemi aktorë,
Në skenë teatri,
Të quajtur Botë.
 
Të tjerët shikojnë,
Duartrokasin,
Jetën tonë.
 
Ne si aktorë,
Në skenë teatri,
Luajmë dëshmorë,
Luajmë romancën,
Luajmë si dashnor.
 
Të tjerët shikojnë,
Gjykojnë,
fatin tonë.
 
Askush nuk e njeh,
As nuk e sheh,
Prapaskenën e teatrit,
Çdo petale numëron lotin e një fati !