Vesna Andrejevic - BALERINAT (Shqipëroi Irma Kurti)

Vesna Andrejevic - BALERINAT (Shqipëroi Irma Kurti)
BALERINAT
 
Cilat janë ato balerina të dëborës
që vallëzojnë pa pushim nën qiell
nga shpirti derdhin gëzimin e butë
tek ëndërrojnë të ardhmen me diell.
 
Ku vrapojnë, ku e bëjnë vallë folenë
me erën psherëtijnë e marrin frymë
hapa të mëndafshtë, jetë prej fluture
mbajnë nën fre heshtjen që në fillim.
 
Me shpresë i lyejnë gjurmët e tyre,
janë ëndrra të strehuara në dritë
nga bardhësia e shpirtit të verbuara
frymën e fundit në vargje e shkrijnë.
 
Marrë nga përmbledhja poetike dygjuhëshe “La miracolina-Mrekullibërësja” me autore VESNA ANDREJEVIC, botuar nga Youcanprint, Itali, 2023.
Libër i përkthyer në gjuhën shqipe nga IRMA KURTI.