Perikli Shuli - PËR TY BABA!

Perikli Shuli - PËR TY BABA!
PËR TY BABA!
 
Në Djep përkund kujtimet,
i rrisë si fëmijë për ikjen tënde,
brezave mbjell mençurinë
që ti në mendjen time gdhende.
 
Sot e pash prapë portretin tënd
në pllakën e mermerit e kam skalitur,
fola me ty gjatë, vend e pa vënd,
u bënë vite baba që ke ikur.
 
Heshtja sot zgjohet me mall
dhe prapë heshtur flas me ty,
nga syri një lot ka dalë,
më fal Baba, se burrat nuk qajnë në sy!
 
Eh sot, sot desha të them shumë..
nga koha kam shumë kujtime ,
mençuria jote more burrë
është pararoja e jetës time!
 
Dhe, mos kujto se ke ikur,
në ç'do hap që hedh, janë gjurmët e tua,
zigzaget e jetës më kanë kalitur
si Kalë me barrë ngarkuar.
 
Udhëtarë ishim Baba në këtë botë,
nuk e di në atë botën tjetër!
por si do që të jetë ishim shokë
dhe shok si ty, nuk mund të ketë tjetër!
 
Sa do të dëshiroja të kisha pranë,
Vite që s'të kam,
Të dëgjoja....
Lartësinë lisave ua kishte marrë,
Baba, oh, për ty, sa mall!.
 
Të sjell ndërmend dhe lotët rrjedhin,
fjalët e arta s'të shteren asnjëherë,
Ti ishe për mua baba dhe mësues,
I pa pakrahasueshëm me të tjerë.
 
Më mungon Dora jote,
Zëri yt i qetë dhe melodik,
Profili yt dinte vetëm të qeshte,
me flokët e krehur përditë !
 
E kush s'të deshi e s'pati respekt,
Emri yt ngeli në kujtesë
Në krye të tavolinës dollibash ..,
ligjvënës dhe aq i drejtë!...
 
Më shfaqesh para syve, ashtu i qeshur,
me pushkë në krah si "çlirimtar",
Fishekët në gjerdan, brezit ngjeshur
Pikë e dobët, për ty... ajo armë!
 
Nënën plakë ma ke bërë,
Me të zeza veshur, e mjera,
Dashurinë që ti s'e arrite:
Plot pesë nipër mbushur dera!
 
Prehu i qetë, babai im i mirë,
Na ke lënë për mrekulli,
Ai, që na mungon kaq shumë...
Tani dihet, je vetëm Ti!
 
Sa herë vij këtu, ku prehesh,
s'mundem ti mbaj lotët e mi,
më duket sikur kështu çlirohem
dhe sikur në këmbë të shoh përsëri...