Rubjana Nika (poezi)

Rubjana Nika (poezi)
ERË MOJ...
 
Erë moj erë e uruar,
si në dimër, si në verë,
mos vrapo si e tërbuar
ndale hovin ndonjëherë.
 
Erë mali,erë fushe,
sido të jesh ,vjen me aromë,
aromë lulesh,aromë jete,
mendje-shpirt na gjallëron.
 
Erë moj e lehta erë,
më flladit trup e shpirt,
bëj të ndihem më e re,
bëj për pak yllin të ndritë.
 
Erë e ëmbël lozonjare,
loz me ndjenja e kujtime,
kalo kohëra,kalo vite,
më shfaq kohën e rinisë sime.
 
Erë e mbarë aromëëmbël,
qoftë në dimër a në verë,
më ngroh shpirtin e kallkanosur,
më fresko mendjen ngaherë.
 
Erë e shpejtë fluturake,
vallëzo si shtojzavalle,
përkëdhel lule e pemë,
flladit pyje, flladit male.
 
Fry moj erë dimërake
a vjeshtake,pranverore,
shoqëruar me pika shiu,
apo me flokë dëbore.
 
PAFAJËSISHT
 
Botën shfytyruar marrëzish,
ta ndëshkoj me shigjeta dëshpërimi,
"sa keq "që jam pjesë e saj,
më rëndon pafajësisht "pendimi".
 
Botën tjetërsuar brutalisht,
ta lëndoj me shigjeta zemërimi,
"pjesë e saj pafajësisht jam",
më kaplon një hije trishtimi.
 
Botën, rrëmbyer padrejtësisht,
nga marrëzia e mashtrimi,
"të përjashtohem" prej saj,nuk mund,
ndaj dhunshëm më pushton zemërimi.