Korça Bibjana - LEJOMË POEZIA IME..

Korça Bibjana - LEJOMË POEZIA IME..
LEJOMË POEZIA IME..
 
Më puth me përqafimin e psherëtimës
Pëshpërit me thellësitë
e lënduara të shpirtit tim
Përqafoje zemrën time
me një tis engjëllor
Joshe shpirtin tim
me ngrohtësinë tënde mistike
 
Kur sytë e mij humbin errësirës,
jepi jetë diellit që lind në ditët e mia
Më lër të puth hënën me buzët e tua
Lëre magjinë tënde të kalojë ecjen time në portën tënde
 
Kur shoh hënën mes yjeve,
më lejo ta tregoj një histori dashurie me tonin tënd
Kur veshët e mij dëgjojnë
melodinë e reve,
lëre zemrën time të dirigjoj
këtë skenë nga froni yt..
Lejomë poezia ime..