Syhejl Havolli - DITËLINDJE

Syhejl Havolli - DITËLINDJE

DITËLINDJE

 

Hyra në kështjellë kujtimi për ty

Ti hyre në shpirtin tim

Si luleshtrydhe

Duke lëngëzuar jetë

 

Ne shikonim njëri-tjetrin

Buzë kapakëve të syve

Përpëliten qerpikët

 

Gjatë u shikuam

Ëmbël buzëqeshëm

 

Ditëlindje

Krejt kjo që hyri në këtë këngë

Të ngjet ty si lulja lules.

 

21 korrik 2023