AH, KJO ENDËRR CINIKE...
Errësira e natës u tremb
Nga brofja ime mbi krevat
Endrra rrinte akoma në medyshje
Varur te dritarja
E dridhjet më mat
Heshtja e errësirës se natës
Dhe endrra cinike
Si lugetër bëjnë shamatë
Më tundin shaminë e panikut..
Tani...në mesnatë
Endrra më shikon me fytyrë shtrigë
Pas xhamit të dritarës
E zgerdhihet e turp s’i vjen aspak
Nata ka fshehur hënën e yjet
Që flenë me merak
Mjekren gri të kryeministrit shoh
Që derën po mbyll
Të një anije fantazmë dhe çirret çdo çast
-Nxitoni, të ikim në një planet tjetër
Të bukur,,parajsë
Vetem buzët e kryeminstrit shikoj
E mjekrën e shqetësuar
E unë vrapoj me panik e bertas
-Prisni, të rregulloj shtëplnë në fshat
Pulsin t’i mas
-Ej, prisni, prisni therras me llahtar
Të lë edhe një porosi
Për dallendyshet që do të vijnë në pranverë
T’i bëjnë pjergullës shoqeri
Të më ujisin manxuranën me erë
Anija nuk më pret, nga qielli më përshendet
Mizëri, si në vaporët e 97-tës
Të kacafytur e shtrënguar edhe sipër kabinës
Si korbat e zinj lebetitin në qiell
-Ikim...ikim tinëz
Vrapoj si i marrë me duart lart për meshirë
-Më prisni..më prisni -
Mjekra gri si hija e Makbethit tundet
-Ah, ku më latë , ku ,... dhe ikët
...Dhe endrra keputet
Mesnatë e errësira u tremb befas
Nga brofja ime në krevat
Kjo ëndërr llahtar më tmerron
Jashtë zëri i kukuvajkës trishtim
Dhe agu që vonon