BUQETË LIRIKASH
DHEMBIN
Të ndrydhurat, gjysmaket fjalë
Dalin dhe heshtjen shembin
Veçse ato që i mban padalë
Ta dije sa më dhembin.
S' E URDHËRON ZEMRËN
Në të emocionit rrënjë
Gjeta aq shumë dashuri
Dhe thashë: ja pse zemrën
S' e urdhëron njeri.
GJEMBA- LULE
Lëndonin, digjnin të rreptat fjalë
Posi gjembat kur ngulen
Por zemra që dashuron , fal
Dhe gjembat kthen në lule.
FOLE LEDHASH
Fjalë të mjalta, plot magji
Dhelesh ndjesigatuar
I kanë foletë në përqafim
Zemrash të dashuruar.
FJALËT E THJESHTA
Fjalë plot bujë ti kërkon
Ngec e mëshon tonet
Në fjalët e thjeshta o gjiton
Gëlojnë emocionet.
ZEMRA IME
Për zemrën time jam krenar
E thau era , lloha
U plasarit e mori plagë
Por funksionon akoma.
GRIMCË LUMTURIE
O çast që mban përkohshmëri
Ti grimca e haresë
As dhe ne një përjetësi
Nuk të ndërroj, për besë.
QAJ EDHE PAK
Ah, loti yt që del, qëndron
Atje në cep të syrit,
Qaj edhe pak se të zbulon
Një ndjenjë xhevahiri.
NJË LETËR
Një letër zemra ta qëndis
Çdo germë mban një lutje
Ndjenjë të shenjtë dhe urim
Çdo fjalë dhele e puthje.
BUZËQESHJE
Femrat hyjnesha s' mbajnë veshje
të shtrenjta, as pispillosen me nge
Veshin t' ëmbla të gjëra buzëqeshje
Gratë e tjera gëzojnë dekolte'.
Lefter Shomo K/ 04 b.l. α.