Myslim Xhaferaj (poezi)

Myslim Xhaferaj (poezi)
Myslim Xhaferaj
 
GJUMI MBI LIBRA MË GJENTE

Shokët ecën si mbi kalë...
Për tek dritë' e diturisë ,
Mua më shkonin lotët valë,
Siç qan fëmija për sisë....

Kushtet,hallet më pengonin,
Më kishte zënë ferr e shkretë,
Ëndrrat si shigjet më shponin,
S'mund të flija dot i qetë.

Sedra më printe përpara ,
Të dremisja më rrëmbente,
Djersa si breshër në ara ,
Gjumi mbi libra më gjente...

Qindra libra lash pa gjumë,
Në bibliotekën kombëtare,
Mblodha ajkë e mblodha shkumë...
Mblodha nektar në livadhe...

Tharmin ma jepte orgjina ,
Nëna që më tundi djepin ,
Ç'më dhanë librat në vitrina,
A's katedrat s'mund t'më jepnin.......

Shkruar Tiranë
Tetor .2021