PËRKUJTOHET TRIBUNI RAMË BLLACA
Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e tyre me Kryetarin z. Jahja Lluka, bashkëpunëtor, përfaqësues nga Komuna, familjar e nxënës të Shkollës që mbanë emrin e Tribunit, në fshatin e tij të lindjes përkujtuan figurën e atdhetarit të shquar të çështjes kombëtare Ramë Bllaca. Në ora 11:00 u bënë homazhe të varri i tribunit Ramë Bllaca, ku ballëhapur qëndronte busti i tij, i ngritur në vitet e ’90-ta nga Shoqata, ku me një fjalë rasti u paraqit Kryetari Jahja Lluka, i cili ndër të tjera tha: Ramë Bllaca ishte njeriu që i tha JO planit të Pashiqit për shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet e tyre... më pas në emër të familjarëve, të pranishmit i falënderoi përfaqësuesi i Familjes së Ramë Bllacës. Ndërsa më pas të gjithë të pranishmit vizituan Kullën e Tribunit, ku u njoftuan me gjendjen aspak të mirë të kësaj godine me vlera historike e kombëtare.
Orfeu (df)