VRELLA, NJË VENDBANIM I VJETËR ILIR
Vrella e Istogut shtrihet shtatë kilometra në perëndim të Istogut. Është vendbanim rrëzë malit dhe nëpër fushat e afërta, të tipit të grumbulluar. Ka një sipërfaqe prej 23.74 ha, 16 ari, 47 m.
Krye është vendbanim Neolitik, ilir i tipit të fortifikuar. Ndodhet mbi burimin e Vrellës , në anën e djathtë, në vendin e quajtur Krye. ( Enver Boletini, “ Trashëgimia kulturore e Podgurit”, Istog, 2022, f. 41)
Nuk ka dyshim se Vrella është pra vendbanim i vjetër ilir. Këtë e dëshmon edhe vendbanimi i vjetër në formë fortifikate, i cili gjendet përmbi këtë fshat. Në kuadër të kompleksit, vendbanimit të fortifikuar, që zë vend në kodrën e rrëpirë, ku edhe sot vërehen rrethojat e bademeve, tek anijata me absidë gjysmë harkore dhe narteksin.
Këtu ka eksituar një kishë komplekse, pos objektit sakral ka pasur edhe këto ndërtimeve përcjellëse, si sallën e ngrënies, kënaqet, sternën e ujit, si dhe dy varreza të mbuluara me qemer, të konstruktit me tulla. Teknika e ndërtimit të kishës ishte “ opus misxtum”, gurë- tulla, të lidhura me llaç gëlqereje ku disa raste është përdorur edhe tulla e shtypur. Këtu ekzistojnë gjurmët e kishës ilire- shqiptare të shekullit V- VI ku edhe sot eksiton ngastra Bregu i Kishës. ( Dr. Jusuf Bajraktari, “ Vendbanimet e Kosovës 12”, Prishtinë, 2004)
Rrëzë Shpatit të Kështjellës “ Krye” , më 2009, gjatë hapjes së një rezervari të ujit ( nga punëtorë të Kompanisë “Guri” në Vrellë ) në fshat zbulohet pjesë të një kriptë nëntokësore ku ndodheshin një apo më shumë varre me vënie të trupit. ( Haxhi Mehmetaj, “ Trashëgimia arkeologjike e komunës së Istogut”, Prishtinë, 2016, f. 63).
Sipas gjetjes së fragmenteve të qeramikës, bazilika i takon antikitetit të vonë, shekulli IV- VI m. Kr.. ( Haxhi Mehmetaj, po aty) .
Banorët e lashtë dardan patën ndërtuar vendbanimin e tyre Krye , ndërsa gjurmët e këtij fshati eksitojnë edhe sot. Deri vonë në gërmadhat e fshatit Krye janë gjetur enë prej qeramike, madhe edhe sëpata prej hekuri, etj. Në veri- perëndim të fshatit në fjalë , edhe sot gjendet një fik shekullor, ndërsa buzë Kërrshit të Kuq gjendet hardhia e rrushit , me lashtësi të madhe... ( Dr. . Sylë Dreshaj, “ Vrella prej themelimit...”).
Sipas historianit dr. Sylë Dreshajt thuhet se fshati krye ka qenë ndërtuar atëherë kur ultësira nën të ka qenë moçalike, kurse mbarë Ultësira e Dukagjinit e mbushur me uji.
Personalisht mendoj se ultësira ndër të dikur ka qenë liqe ose deti dhe jo moçal, ndërsa këtë, më së miri, e dëshmojnë Kapurinat dhe përbërja e tyre nga uji, lymi dhe rëra, shpeshherë e pastër.
Gjithashtu, ka mendime se dikur Krye ka qenë qytet dhe jo fshat, ndërsa si argumente ofrohen pjesë xhami të ngjyrosur, vegla dhe armë të asaj kohe, pllakave me kryqe me yllin e Davidit dhe Varret Pagane, të cilat gjenden në fund të Lëndinave të fshatit të sotëm, që dëshmojnë kalimin nga Paganizmi në Krishtenizëm. Por, për këtë duhet ta thonë fjalën përfundimtare specialistë të kësaj fushe të Institutit Arkeologjik të Kosovës.
Sipas prof.. dr. Exlale Dobruna, pllaka është një relief i dekoruar me vilë rrushi, katër persona anash me Dionisin në qendër ( Dionisi ishte Zoti i verës dhe hardhisë së rrushit) .
Ka ide se Tedeli ka qenë dikur fshat, pas tërheqjes së ujit ( detit). Emri Tedel ( nga te + del) është emërtim më i ri sesa emërtimi Krye, por më i vjetër sesa emërtim Burim ( edhe Amë, si Ama e ujitë) , që buron në pjesën veriore të fshatit Vrellë.
Pas luftës së fundit, Komisioni për Standardizimin e Emërtimeve të Kosovës, ka propozuar që Vrella zyrtarisht të njihet si Tedeli ose Gurra , por asnjëri prej propozimeve të tilla nuk ka hasur në mirëkuptim nga banorët e këtij fshati, andaj edhe sot ky fshat vazhdon të quhet Vrellë, nga “ Vrello, Izvor ”, të një greqizmi që përdoret në të gjitha të folmet shqiptare , gegë e toskë. Vrello shfaqet e asimiluar në Gurrë, sot është e mbarë shqipe. ( Shih, dr. Idriz Ajeti, “Studime gjuhësore në fushë të shqipes IV”, Prishtinë, 1989, f. 108).
Në vendin e quajtur Krye gjenden ende gjurmë dhe mbetje që të dërgojnë deri tek argumentimi faktik të një kështjelle që lidhet me ekzistimin e këtij fshati të dikurshëm, me rëndësi të madhe historike dhe arkeologjike.
Kështjella malore ndodhet në shpatin me pjerrtësi të madhe nga veriu në drejtim të jugut, rrëzë Bjeshkëve të Moknës, në veri të fshatit Vrellë, thuajse ngjitur me anën perëndimore të vendbanimit “ Lugut i Madh”. Vendasit e quajnë me emrin Krye ( fig. 55). Fortifikohej me mure të ngritura nga gurët shkëmborë mesatar dhe të vegjël të lidhur me llaç gëlqerorë. Traktet e mureve gjatësore me trashësi 1.00-1.20 m shtrihet në drejtim veri- jug. Ato vende – vende ruhen deri në lartësinë prej 60 cm dhe ndërlidhen me disa mure tarracimi të anëve të shkurtra në drejtim lindje- perëndim. ( Haxhi Mehmetaj, “ Trashëgimia arkeologjike e komunës së Istogut, f. 62)
Zbulimet dhe gjurmimet e tilla dëshmojnë qartë se Vrella ka qenë një ndër vendbanimet e vjetra ilire, ndërsa themelet e kishës Paleokristiane shqiptare e kanë absidën e kthyer kah lindja, e cila është e zbuluar me gërmime arkeologjike nga.
Bazuar në afërsinë e vendgjetjes arkeologjike në Krye del se kisha është pjesë infrastrukturore e vendbanimit, e cila në pikëpamje kronologjike koincidon me varrin monumental. Është shënjuar ky vendbanim tipik ilir për eksplorim nga Instituti Arkeologjik i Kosovës, sepse është e rëndësisë së veçantë, për rripin e nën bjeshkës së Mokrës.