KOSOVË-DOSJE E HAPUR...
1.
Nënë hijen e Rrapit të Atdheut
Nën hijen e lavdisë e të lirisë
U ekzaltuam me bukurinë, hijeshinë e freskinë
Me cicërimat e zogjve dhe me stinën e Pranverës
Rrapi u bë strehë për shumë lloje të shpendëve...
Shumë zemërgjerë u bëmë
Nën hijen e Rrapit të Kosovës
Edhe për korbat e shpendkeqet
Për të pacipët dhe abuzuesit e tmerrshëm
Për spiunëve e kriminelët me shumë ngjyra
E thonë hajni qierret “kapenmi hajnin!”
Duke vazhduar zanatin e moçm
Kanë tmerruar Hagën me Dosje të reja
Se ata kanë gjetur strehë…
Këta ujqër, shpendkeqe, lakej e hiena
Herë në trajtë të fjalës së hafillëkut
Herë në trajtë të dajakut
Herë në trajtë të burgut
Herë në trajtë të plumbit
Kaliruan nëpër kalldërmin e Kosovës
Kosova është Dosje e hapur
Kosova ka nevojë t'i hapë Dosjet
Se tashti askush nuk ka nevojë servitorë
Se ata i kanë mjelë e shterrë për dekada
Dosjet nuk gjenden veç në Serbi
Ato janë të hapura në memorie tona
Nuk është mirë për t'i lënë të ftohen
Dosja është e hapur në Kosovë
Nuk duhet të harrohet fare...
Ka njëzetë vjet qė kam thënë
Dosjet i kemi ne në dorë
Dosjet janë kudo rrotull nesh
Janë në trajta të njerëzve edhe në pushtet
Dosjet çdo ditė parakalojnë para nesh
Disa janë ata qė spiunuan fqinjët e tyre
Disa janë mësues që spiunuan kolegët e nxënësit
Disa janë biznesmen - denoncues në komitet e UDB
Disa janë gjyqtarë qė dënuan me shumë vite burg
Pesëmbëdhjetë prapa grilave edhe për një fjalë
Kosova Republike apo vetėm dy shkronja KR
2.
Dosje tona janë sekretarët e partisë
Të gjallë e vdekur nëpunës në komitete komunale
Partiashët e zjarrtë të Lidhjes së Komunistëve
Dosje janë në kancelaritë e diplomacisë
Dosje janë disa shitës të shitoreve të fshatit
Që paketë bënin biografitë e huaja nëpër shitore
Dosje janë studentët aktivistë që spiunuan më 1968
Dosje janë edhe disa profesor para e pas 1981-shit
Dosje është secili kryetar komune në komunizëm
Deng -Dosje të fryra janë kontributet«teorike»
Librat, shkrimet,gazetat e biçim të «filozofëve»
Dosje janë komentet e kohës në Radio Prishtinë
Dosje hanë edhe komentet në TVP
Dosje janë tri a katër faqet e para të" Rilindjës"
Edhe shtypi, periodikët e revistat
Dosje janë kryesitë e Lidhjes së Komunistëve
Të Lidhjes Socialiste të Popullit Punues,
Të Lidhjes së Sindikatave,
Të Lidhjes së Rinisë Socialiste
Dosje janë mediat e kohës
Dosjet janë edhe përtej Ibrit
Dosjet janë edhe në Beograd
Gjurmët janë kudo e kahdo…
3.
Dosje janë sidomos kryeshefat e Sigurimit Shteteror
Oerativistët, spiunë e lakejtë me e pa para
Dosje janë njerëzit qė kanë lëshuar Pasaporta
Dosje janë njerëzit qė kanë lëshuar leje armësh
Dosja më e madhe janë prokuroritë e Kosovës
Ka aq shumë dosje kudo e kahdo në Kosovë
Ato lëvizin përditë para hundëve tona
Disa kanë gjetë strehë nëpër parti politike
Disa janë akomoduar edhe në Parlament e Qeveri
E ne duke parë ujqërit përditë, kërkojmë gjurmët
Të bindemi se rreth nesh ka dosje të kompletuara
Dosjet ecin, kudo e kahdo përreth nesh
Sa të pacipë janë disa që rrahin gjoks para nesh
Kinse për merita e të bëmat e tyre
Të vegjël mbesin komandantët e luftëtarët
UÇK është ushtri e vogël karshi tyre
E ata janë të memorizuar në Dosjen e Kosovës
Edhe një herë duan të na e hedhin
E nëse dhe këtë herë arrijnë të na hedhin
Përfundimisht kam drojë se na e hodhën
E së koti po presim Dosjet nga Serbia
Dosja e hapur është në Kosovë...!
Drenicë, fundshtator 2022