Mercedes Gega - DHE ATËHERË...

Mercedes Gega - DHE ATËHERË...
DHE ATËHERË...
 
....kur ditës t'i duhet të kapërcejë veten
Për tek drita e pafundme,
Zbathur në ju dashtë të ecë mbi prush,
Në grusht
të numëroj si monedha
Mëkatet e pabëra,
Unë nën qiellzë do të ruaj ende
Dashurinë time për ty!
 
Ajo frymon mes qiellit e meje!
Atë s'mund ta prek askush!