PREKAZI BREZNI TRIMASH – AI ËSHTË I GJALLË
Libri kronologji Prekazi brezni trimash - Ai është i gjallë, autor Dibran Fylli, ka zgjuar interesimin e lexuesve jo vetëm në Kosovë e Shqipëri por edhe në shumë vende tjera të botës. Deri më tani është përkthyer në 15 gjuhë të huaja, nga përkthyes profesionist si dhe është mirëpritur nga kritika e kritikëve vendor e të huaj.
-Në libër shtjellohen kryesisht tema historike, ku në mënyrë kronologjike dhe argumentuese pasqyrohen ngjarjet historike në Prekaz e Drenicë, që nga Millosh Kopiliçi e deri të lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryesisht të lidhura me kryepersonazhin e librit, Kryekomandantin Adem Jashari dhe luftën e tij titanike të 5, 6, 7 marsit 1998.
Titujt e temave në libër:
- Drenica territor i qëndresës shqiptare
- Betimi I Azem Galicës
- Komandant Shaban Palluzha
- Drenica flamurtare e lirisë
- Kullat e lashta në Drenicë
- Tri fazat e përjetësimit të kullave
- Kulla e Emin, Nebih e Tahir Mehës
- Prekazi vend i qëndresës- Ahmet Delia dhe beteja me sëpatë
- Tahir Meha- Trimi që la të vrarë 13 majn!
- Jasharajt Tempull i lirisë
- Trungu i Familjes Jashari
- Shaban Jashari (1924-1998)
- Osman Geci (1943-1998)
- Hamëz Jashari (1950-1998)
- Adem Jashari (1955-1998)
- Beteja e 5, 6, 7 Marsit 1998
- Rrethimi i Kullës së Jasharëve në Prekaz, më 5, 6 dhe 7 mars 1998
- Dëshmi historike – Letër nga Drenica
- Në vend të epilogut - Pasardhësit e Familjes Jashari
- Në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, 11 milionë vizitorë
- fenomeni i përjetësisë - ai është i gjallë
- Çmimi i Lirisë dhe Fotoalbumi.
-Ky libër kronologjik, vetëm brenda dy muajve (tetor/nëntor 2024) është publikuar pjesërisht në ueb faqet: bkiovnhroh1.com - Izrael, Newsnjeju.com - Kore dhe lulu.com - Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
-Në gjuhën hebraisht është përkthyer nga artistja, krijuesja shumëdimensionale e përkthyesja e njohur Iris Calif, Izrael
-Në gjuhën koreane është përkthyer nga Geumhee Yang, ish profesor special në Universitetin Ndërkombëtar Jeju
-Në gjuhën anglisht është përkthyer nga përkthyesi Avni Spahiu, kurse është publikuar në lulu.com në SHBA nga krijuesja shumëdimensionale Tmikio L. Dooley
-Në gjuhën gjermanisht e përktheu Ganimete Musliu, redaktoi Fitim Gllareva
-Në gjuhën frëngjisht përktheu Shqipe Hyseni dhe Esat Bylykbashi
-Në gjuhën italisht përktheu Hysni Pukaj, zyrtar në Ambasadën italiane dhe përkthyes shqip-italisht – Itali
-Në gjuhën kroatisht përktheu Gani Sahiti, përkthyes shqip-kroatisht dhe anasjelltas
-Në gjuhën sllovenisht përkthru Hasan Elshani, redaktore Prof. Dr. Vesna Miklič,
lektore Rebeka Elshani-Drnovšek
-Në gjuhën turqisht përktheu Erbu Grozda, përkthyes shqip-turqisht dhe anasjelltas
-Në gjuhën spanjisht përktheu Syl Maxhera, krijues letrar, artist e përkthyes
-Në gjuhën arabe e përktheu Hassan Yarti, editor i revistës Literay - Barcellona
-Në gjuhen kineze e përktheu Peyining Christine Chen (editore e 3 revistave, përkthyese, poete) (Zelanda e Re)
-Në gjuhën punjabisht u përkthye nga Parvinder Nagi, pedagoge dhe përkthyese - Indi
-Në gjuhën asamezisht e përktheu Rajshri Senapati Gogoi - (pedagoge, poete, përkthyese) Indi
-Në gjuhën polonisht e përktheu Veronika Kochan, gazetare dhe përkthyese - Varshavë-Poloni
/Angela Kosta - Itali/