Vështrim estetik rreth poezisë “Sy të harruar …” të autores Valentina Yordanova

Vështrim estetik rreth poezisë “Sy të harruar …” të autores Valentina Yordanova
VËSHTRIM ESTETIK RRETH POEZISË “SY TË HARRUAR …” të autores VALENTINA YORDANOVA – ACCORDIA (BULLGARI) 
 
Poezia lind në zemrat e ndjeshme dhe vjen në më të shumtën e rasteve si një melodi e bukur që të ngazëllen me tingujt e sajë plot fllad e aromë, plot ngjyra, freski dhe tinguj që të mbushin gjoksin me shpresë dhe në ditët e zymta. Na sjell pranë dhe na mbush shpirtin me ëmbëlsinë më të bukura të jetës. Nganjëherë them: çfarë do të ishte jeta jonë pa poezi, pa fjalën e bukur , pa tingujt harmonik që përshkruajnë një reflektim për një ngjarje apo fenomen të shoqërisë apo natyrës. Si do të mund t’i shprehnim ne ndjenjat tona gëzimet hidhërimet emocionet që na shkakton psh. një zog që këndon në degë, i cili ndoshta në atë mënyrën e vet, i thurë këngë të dashurit apo të dashurës dhe ne me intelektin tonë duke dëgjuar ato tinguj të bukur e melodioz, mbushemi me emocione, të cilat pastaj duam tua transmetojnë të tjerëve. E kush më bukur se poezia, fjala e gdhendur dhe e vendosur me kujdes në vendin e vet, krijon para nesh, në shpirtin tonë, ato gjendje emocionale kaq të bukura. Fjala e bukur, e thënë me ëmbëlsi, zgjon tek çdo njeri gjendje dashurie dhe respekti për atë që i thotë apo i shkruan, për ata që i dëgjojnë, për jetën për shoqërinë, për të djeshmen, të sotmen, për të ardhmen. Por ajo nuk i këndon vetëm gëzimit dhe lumturisë, ajo me të njëjtin zjarr i këndon dhe dhimbjes sepse dhe ajo është pjesë e pandashme e njeriut. Ashtu siç ka lindje, ka dhe vdekje, siç ka dashuri ka dhe urrejtje, siç ka gëzime, ka dhe hidhërime, e poezia është aty për të shprehur pikërisht atë gjendje shpirtërore tonën është për të na shoqëruar dhe shprehur gjendjen tonë shpirtërore. Nga aty, ne, shpesh gjejmë në poezi ato mendime që i kemi bluar në veten tonë shumë herë dhe kur lexojmë një poezi të bukur themi, paska shkruar për mua poeti. Kush nuk e gjen një copë nga vetja e tije në poezitë e poetes së mirënjt Valentina Yavorka ACCORDIA? Poezia është e vjetër sa është e vjetër dhe fjala, sa është i vjetër njerëzimi qëkur u shkëput nga bota e kafshëve.
Ashtu siç është perfeksionuar e zhvilluar vetë njeriu, ashtu është prefeksionuar mendimi i tij fjala e tij fjala e bukur, derisa ka marrë formën që është sot. Por dhe kjo, si çdo gjë tjetër në univers është gjithmonë në lëvizje, në zhvillim
Poezia ka filluar nga bisedat e thjeshta gojore në formë bisedash. Forca shprehëse e sajë është e pamatë. Ajo është në gjendje ta uli hënën në një lëndinë mbushur me lule e ta fusë në valle me Zanat, ta rrafshojë malin e ta kthejë në fushë vetëm e vetëm që një fjalë, hipur në kalin e sajë të shkoi sa më shpejt tek e presin me zemër hapur. Në një tjetër rast e kthen detin në shkretëtirë, e në një tjetër është në gjendje të krijoi liqene e detë e t’i mbushi me lotët e një vajze të tradhëtuar apo të një nëne që ka humbur birin. Naimi i thirrte malet e Shqipërisë dhe burrat shtatlartë që ai i quante lisa të gjatë dhe ishte gati t’i mblidhte në lëndinën ku bariu i fryente zurasë. Migjeni e ktheu mjerimin që kishte pllakosur vendin në një kafshatë,një kafshatë që të ngelet në fyt, e me këtë, ai krijoi epokë. Po kështu, Esat Mekuli e dogji diellin e perendimit, ndërsa poetja e nderuar Valentina YORDANOVA, i sjellë mjergullat mbi sytë e sajë.
“Mjegullat u përhapën në sytë e mi
dhe u bashkuan me tymin e cigares sime.
Lotët e mi shtriheshin në fund”
Ç’farë pra ka ndodhur në shpirtin e personazhit që na paraqet me kaq realizëm, me kaq ndjenjë në dhe qartësi poetja jonë. Cila është ajo erë që solli mjegullën të mbulojë shikimin ? Ç’farë do të vijë pas kësajë mjergullën furtunë apo djelli do të grisi lëkurën e reve?
“Lotët e mi shtriheshin në fund,
atje një prush i djegur, i djeg nga dhimbja.”
Këtu lexuesit nuk i mbetet shumë të mendojë sepse vetë poetesha jonë e cila i hedh lotët në fund të pusit, i cili ndërsa mbushet, një zjarr i fuqishëm i djeg. Ç’farë figurash madhështore na krijon në këtë katër vargje poetesha jonë. Nga njëra anë mjergulla që sjellë shi e furtunë, nga ana tjetër zjarr prush që djeg gjithçka e bashkë me të dhe shpirtin e personazhit. Por në fund pse gjithë kjo furtunë, gjithë kjo mjergull pse nuk arrijmë të shikojmë rrugën drejtë dritës. Sigurisht, brigjet e shpirtit të personazhit të poetes sonë i kanë goditur furtuna që kërkojnë t’i shembin,por më kot. Ato, janë ndërtuar për të mos u shembur. Sado furtunat ta godasin ato forcohen
“Sytë e mi janë tashmë plagë me gjemba,
në errësirën e tyre, errësira i gjuan”.
Po poetesha vazhdon t’a mbajë të shtrënguar personazhin e saj i cili është i detyruar t’i nënshtrohet godtitjes së vazhdueshme
Në errësirën e tyre- pra sto sy të zhytur në errësirën e thellë, në kërkim të dritës në kërkim të frymëmarrjes paqësore, për t’u dhënë pak paqë shpirtit me pamëshrshmërinë e sajë errësira nëna e intrigave i gjuan me trupin e sajë të errët, hap plagë apo në plagë ngul gjemba.
Kjo është forca e poezisë së poetes sonë e cila shpreh me një forcë të pamatë dhimbjen e tjetrit. Ajo nëpërmjet vrojtimit të sajë, arrin të depërtojë në bërthamën e psikologjisë së personazhit, t’a zbërthejë atë me kujdes sikur zhbën një fill të thurur me shtiza dhe t’a rindërtojë nga e para duke e vendosur në themele të tjera.
” Dielli n’perëndim
N’zjarrin flakërues
U dogj…”-
thotë Mekuli, ndërsa YORDANOVA, thotë “errësira gjuan me errësirë sytë e mbushur nga errësira”, shkaktuar nga një dorë e ashpër e njeriut; të “dashur”
“Lotët e mi rrjedhin si një përrua,
duke prekur fytyrën time me freski.
Sikur të jenë gjethe që rënkojnë.
Sytë e mi qajnë… Shpirti qan…”
Sytë qajnë…qan shpirti. Një njeri i dërmuar nga veprimi barbar i një njeriu dhe kush është ai që të shkakton dhimbje më të madhe? Sigurisht dhimbjen më të madhe ta shkakton barbarizmi i njeriut të dashur. “Kush ti nxorri sytë”, e pyetën njërin. “Njeriu im” i përgjigja ai “E shikoj se ti paska gërryer thellë” thotë tjetri…
Qajnë sytë,qan shpirti…e gjithë qenia është kthyer në dhimbje të rënda, në dhimbje të padurueshme në lot që bijnë në tokë e toka ulërin nga dhimbja, vetëm shpirti refraktar i njeriut “të dashur” qëndron stoik, apo mospërfillës
“E zajet, që m’lamnije vdekjesh
Udhtojnë, vërshojnë n’dhomën time”
thotë poeti i mirënjohur Gasper Pali, që i sjell zajet me vërshimin e tyre në dhomën e tij, në një çast kur pasi ka parë qytetin e tij në një mjerim të thellë, është gati të shpërthej si lumë i rrëmbyer ndaj padrejtësive.
Qyteti i Palit gati të shpërthejë në revolucion, ashtu si shpirti i YORDANOVA gati të shpërthejë në vullkan
Poetët janë të shumtë dhe na sjellin prurje të reja që pasurojnë çdo ditë fondin e poezisë. Ata janë të lidhur me njëri tjetrin me fije të padukshme, fije ndjenjash që sfidojnë kohën dhe largësitë duke i bashkuar në poezi
“Vjeshta mbart jehonën në përrenj të shqetësuar.
I tremb zogjtë. Vera i largon.
Qan me mua – me mua shiu që bie,
duart e kapura në re të stuhishme e të errëta.”
Vjeshta…poetja luan me simbole. Më këtë rast, vjeshta stinë e bukur, por njëkohësisht është porta për të hyrë në grinë e mjegullës për të hyrë mbretër unë e dimrit. Dhe dimri ka hyrë dhunshëm në shpirtin e personazhit tonë. Vjeshta nuk i thau përrenjtë e lotëve, të cilët dimri vjen ti kthejë në akull.
“duart e kapura në re të stuhishme e të errëta”. më kot mundohen dy duar të kapen në retë e stuhishme. Ato nuk mund ta shpëtojnë një zemër të ngrirë nga tradhtia. Stuhia, bijë e errësirës tërheq gjithçka në vorbullën e sajë, dhe personazhi ynë në vend që të mund të dalë në dritë zhytet në thellë, kthehet në prenë e stuhisë e cila pak më tej buzëqesh me sarkazëm.
“Sytë e dashur – fole të zbrazëta
të ndjenjave të mira, shkëlqimit dhe gëzimit të mbetura.”
Era tund shikimin tim mes bardhësisë së dimrit – hajduti i dashurisë, që e dëshironte atë.” Ajo buzëqesh kur shikon sytë e kthyer në zbrazëti, rënë, në atë fole, ku lotët e gëzimit të mos lindin kurrë. “Fole të zbrazëta të ndjenjave të mira” ku do të gjejnë strehë ndjenjat? Ku do të gjejnë buitonin të rriten shpresat? Duket se shpirti i personazhit tonë, të cilin poetja e mirënjohur Valentina YORDANOVA e ka studiuar thellësisht, duke hyrë deri në zinxhirin e famshëm kromozomike e ka të vështirë të shpëtojnë nga kjo furtunë. Një erë e fuqishme shoqëruar me ngrica tund shikimin e tij si gjethet e zverdhura, fati i të cilëve dihet. As bardhësia e dimrit nuk mund arrijë të hapë dritën dhe derën e ngrohtësisë. Aty qëndron pas portës “hajduti i dashurisë” ai me pabesinë e tij është gati të shkatërrojë gjithçka, të shkatërrojë atë ndjenjë të bukur që i krijua me shumë kujdes tillë pas tulle derisa u ngrit kështjella e bukur dhe e ndritshme. Por u desh vetëm një fjalë që ajo kështjellë të shembet dhe personazhi i Valentina YORDANOVA të zhytet në detin e lotëve. Ja çfarë bën tradhtia, pabesia në dashuri, në këtë ndjenjë të bukur por të brishtë
“Janë të plagosur, si qielli i mëngjesit,
agimi flakërues i shpoi bebëzat e syve,
mbetjet e butësisë së kujtuar ngecën,
por dashuria mbeti e varrosur në hi.”
Një agim flakërues shpoi bebëzat e syve që mbetën të varrosura në hi. Është kaq e fortë dhimbje, kaq i madh dëshpërimi që sjellë tradhtia e njeriut të cilit më parë i ke dhuruar gjithçka pare më të bukur
-mbetjet e butësisë së kujtuar ngecën…- Lind një dashuri, rritet me përkujdesje dhe përkushtim. Vjen një çast, në zemër të dashurisë hyn krimbi i zi. Bren,bren,bren papushim dhe nuk ngopet derisa bren dhe palcën. Kështjella e dashurisë bie. Bijnë shpresat,ëndrrat e thurura bëhen pluhur, bëhen hi dhe…asgjë nuk ekziston më përveç copëza kujtimesh, male dhimbje, grumbuj të pafund pyetjesh “pse” ” çfarë” ” sikur” e sa e sa pyetje e hamendësime. Shpesh përpara këtij mali me pyetje, fillojmë të dyshojmë në veten tonë. Duam të shkëputemi nga personi i cili mirë e dijmë se na la shkaktuar dhimbje, por nuk arrijmë. Janë ca fije të padukshme që na lidhin. Ne vendoseni para pasqyrës së shpirtit dhe kërkojmë të gjejmë ku kemi gabuar, pasiqë nuk duam që gjithçka t’i mbetet tjetrit, por jo për egoizëm por për të vërtetë, faji është i atij. Sado të mundohemi nuk e shpëtojmë dot. Këtu duhet guximin të përballemi me realitetin dhe…”më mirë një fund i tmerrshëm, se një tmerr pa fund. E ardhmja i takon të vërtetës
“Sytë e mi janë vyshkur nga ngjyrat e rëna…
Sy të plagosur… Frika kurvërohet me ta.’
“Frika kur kurvërohet me ato”thotë poetja jonë. Pikërisht kështu. Një herë duhet goditur pa mëshirë e keqja. Askush nuk duhet të marr mbi shpatulla pallton e ndotur të një faji që nuk e ka kryer dhe as nuk kemi pse të dyshojmë në veten tonë kur fajtorin e kemi para sysh
“Sytë e mi të plagosur” për faje të dikujt. Personazhi i poetes sonë nuk duhet akoma të vuaj. Ai duhet të çlirohet nga ky kompleksitet.
Poezia e poetes Valentina YORDANOVA, shquhet për gjuhën e pasur leksikore, figurative, për metaforat e përdorura me shume efikasitet, me fjalët e vendosura me kujdes në kohën dhe vendin e duhur, gjë që i japin asaj rrjedhshmëri, moloiozitet, ritëm që përvetësohen me shpejtësi nga lexuesit duke ngjallur tek ai emocione të fuqishme . Lexuesi përjeton plotësisht emisionet gëzimet apo hidhërimet që poetja me shumë elegancë i ngarkon persinazhit të sajë. Kur lexon poezitë e kësajë poeteshe, thjesht të lind mendimi: – kjo paska shkruar pikërisht historinë time.- Ndoshta, dhe sigurisht kjo është arësyeja që poezitë e sajë pëlqehen nga lexuesit e shumtë. Ato janë një pasuri dhe vlerë e shtuar jo vetëm për poezinë bullgare, pur dhe më gjërë.
 
Përktheu Mehmet Rrema
................................................................
 
AUTOBIOGRAPHY
 
Valentina Yordanova, writing under the artistic name Accordia, was born in Mezdra, Bulgaria. She holds a Master’s degree in Preschool Pedagogy and Psychology and works as a kindergarten teacher. She has been writing poetry since her school years.
Her work is a sincere expression of love, pain, dreams, and lived experience. Love – tender, beautiful, and sometimes painful – remains her central theme. Her style is lyrical and figurative, shaped by emotional imagery and inner reflection. She is the author of long lyrical poems, each carrying a fragment of her inner world. She also writes children’s poetry.
Her poems have been published in Bulgaria and internationally in magazines, newspapers, and anthologies, and have been translated into Albanian, Serbian, Spanish, Croatian, English, and Arabic. She is an awarded author.
Her poetry has also received literary-critical recognition in Albania. Albanian poet, translator and literary critic Mehmet Rrema wrote an extensive aesthetic review of her poem “Forgotten Eyes”, highlighting the richness of her poetic imagery, metaphors, emotional depth and artistic expression.
Her heart dictates, and her soul writes – that is her poetry.