FFM "Zani i Kombit"

FFM "Zani i Kombit"
Festivali Folklorik Mbarëkombëtar “Zani i Kombit” - Edicioni -X-
Komoran, 11, 12, 13 shtator 2026
 
Përgatitjet për Edicionin -X- Viti Jubilar, janë në përfundim e sipër dhe, Drejtoria e Festivalit, së bashku me Këshillin Organizativ, kanë pranuar nga Drejtori Artistik dhe ekipi seleksionues 16 Ansamble, Shoqëri kulturore e Grupe folklorike për pjesëmarrje në konkurrim për çmimet e Festivalit.

 
Këtë vit Jubilar, Festivalin Folklorik Mbarëkombëtar “Zani i Kombit” do ta nderojnë me pjesëmarrje tri Ansamblet shtetërore:
1. Ansambli shtetëror i këngëve dhe valleve popullore - Tiranë
2. Ansambli shtetëror i këngëve dhe valleve popullore shqiptare - Shkup
3. Ansambli Kombëtar i këngëve dhe valleve “Shota” - Prishtinë
Organizator Shoqëria Kulturore Artistike “Komorani”, Komoran

 
Mirë u takofshim në skenën e madhe të Festivalit
 
Redaksia Orfeu